Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fluturojnë, fluturojnë... edhe infermieret

БНР Новини
Foto: BGNES

Mungesa kronike e mjeteve financiare në sistemin shëndetësor gjeneron një tension midis mjekëve dhe pacientëve. Por kjo ndikon mjaft negativisht dhe mbi stimujt për rritjen e karrierës të punonjësve në të. Pagimi fare i pakët i detyron specialistët më të rinj mbi kujdeset shëndetësore (infermiere, rehabilitues, mami, laborant) shumë shpejt të fluturojnë drejt shteteve të tjera nga Bashkimi Evropian. Dhe jo vetëm aty.

Arsimi dhe përgatitja, të cilët i marrin këto kuadro në Bullgari, janë shumë të mira, prandaj ata janë të vlerësuar kudo nëpër botë. Bile  shtohet numri i të pranuarve të arsimohen, ai gjithmonë do të jetë më i pakët nga e domosdoshmja, thotë profesoresha Stanka Markova, kryetare nderi e Asociacionit Bullgar të Specialistëve mbi Kujdeset Shëndetësore. “Sado infermiere që të prodhojmë, pothuajse po kaq mund të “gëlltiten” vetëm nga një shtet në Bashkimin Evropian, të mos të flasim për të gjithë Bashkimin Evropian”, mendon profesoresha Markova. Të rinjtë nisen pas përfundimit të studimeve – fill pasi të jenë të regjistruar në regjistrin profesional, se me të vërtetë kanë një kualifikim të tillë. Infermiere bullgare përveç në Bashkimin Evropian, punojnë dhe në Kanada, ShBA, Libi, Algjeri, Katar, Bahrejn, Afrikën e Jugut. “Brezi i ri kandidon në këto degë me vetëdijen se, do të realizohet në shtetet e tjera, prandaj mësojnë me ngulm gjuhë të huaja”, ve në dukje akoma profesoresha Stanka Markova. Në Bullgari perspektiva është: rroga midis 450-600 leva ose 225-300 euro në varësi nga shkalla e kualifikimit dhe të intensitetit të punës dhe shanse fare të dobëta për një rritje në karrierë. Pas viteve të tëra pune një infermiere mund të arrijë të bëhet kryeinfermiere. Bile ato të cilat punojnë me mjekët personal, luajnë rolin e sekretareve. Në Gjermani shkallët për rritje në profesion janë shtatë. Zhvillohen kurse për të fituar kompetenca të reja dhe kalohet në një shkallë më të lartë të kualifikimit, saktëson Markova. Në Bullgari drejtoritë e spitaleve zakonisht thonë: Përse një infermiere të specializohet, pasi pas kësaj do të niset të punojë jashtë shtetit? Por dhe kualifikimi shtesë pas arsimit bazë lidhet me leje për përvetësimin e specifikës së ndryshme si p.sh. mikro-pediatri, onkologji, kardiologji e të tjera. Në fillim të ndryshimeve demokratike në Bullgari janë regjistruar 55 mijë infermiere, tani janë pak nën 25 mijë. Të rinjtë nën 30 vjeç janë mezi 4% prej tyre.

“Një rol për këtë luajtën dhe reformat jo shumë të mira në shëndetësi – është e mendimit prof. Markova. – Çdo një qeveri, çdo një ministër i ri bënte ndonjë farë reformash dhe gjëja e parë ishte që të shkurtojë personelin. Dhe shkurtoheshin kryesisht infermieret. Një pjesë prej tyre ose dilnin në pension në varësi nga mosha, ose shkuan të punojnë në ndonjë vend tjetër. Shumë u rikualifikuan për shkak të pagimit të ulët. Mosha mesatare e atyre të mbetur në sistem është 49 vjeç. Rreth 3600 nga infermieret vepruese janë në moshën pensioni, disa punojnë deri në 70 vjeç, në qoftë se janë mirë dhe mund të punojnë. Sepse pasi të dalin në pension, pensionet e tyre janë kaq të ulët, saqë nuk mund të jetojnë në qoftë se nuk punojnë.”

Mbi 65% nga infermieret tek ne punojnë në dy vende – në spitalin shtetëror, por kanë dhe marrëveshje me ndonjë hospis ose dhe spital privat për shkak të pagesës më të lartë. Në shumë nga spitalet e mëdhenj me një shërim intensiv në Sofje dhe në varësi nga kjo nëse punon në kirurgji, nëse është kryeinfermiere, pagimi mund të arrijë 500 euro. “Në klinikat private, ku pothuajse nuk ka një orar pune dhe personeli është shumë i pakët, nevoja i detyron pronarët t’u japin rroga më të mëdha – thotë akoma profesoresha Markova. – Në Britaninë e Madhe një infermiere operacioni, e cila është në pavijonin e urgjencës ose është një infermiere në sallën e operacionit merr deri më 4000 -5000 paunda në muaj. Unë jam takuar me Bullgare, e cila është kryeinfermiere në spital, ajo merr 5000 paunda. Por në qoftë se punon në qendër kujdesi për njerëz të moshuar, pagesa është rreth 1200 euro.”

Më shumë e ndiejnë mungesën e infermiereve spitalet në kryeqytet dhe në qytetet e tjera të mëdha, tregon Markova. Në spitalet bashkiake në qytetet më të vogla, ku infermieret janë në një moshë më të avancuar, kjo ndihet më pak.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD