Pas raportit të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme për rrezikun e fluksit të ri të refugjatëve gjatë verës drejt Bullgarisë, vendit më të varfër të BE-së, dhe raportit të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare këtë javë, tema e nxehte e refugjatëve përsëri është në qendër të vëmendjes. Sipas raportit vjetor të hetimit financiar, gjatë vitit 2013 janë konstatuar transaksione të dyshimta financiare për rreth 1.6 mlrd drejt vendit tonë. E reja është se këtë herë ato nuk kanë të bëjnë me krimet e lidhura me buxhetin, si larja e parave të pista nëpërmjet firmave në zonat offshore, por me refugjatët me status humanitar te ne dhe madje me rrjetet terroriste. Kështu me rritjen e numrit të refugjatëve, përveç riskut nga kriza humanitare, pa qenë një vend fqinj i konfliktit, po rritet dhe risku nga sulmi terrorist. Le të rikujtojmë se vendi ynë tashmë u bë viktimë e terroristëve më 18 korrik 2012 afër Burgasit.
Drejt imigrantëve sirianë, iranian dhe afganistanas në Bullgari me status humanitar tashmë janë transferuar në një periudhë mjete nga vende të ndryshme për një marrës, konstatoi raporti. I tillë është rasti në fund të 2013-ës. Atëherë vetëm në kuadrin e një muaji një burrë dhe një grua kanë marrë mbi 180 transferime nga zyra të ndryshme të sistemeve për transferime të shpejta financiare nga 15 shtete. Mirëpo këto sisteme përdoren gjithnjë e më shumë nga persona nga listat kufizuese të BE-së dhe nga shërbimi i sanksioneve i SHBA-së OFAC. Transferimet e konstatuara financiare drejt refugjatëve janë një gjë e re në skemat e larjes së parave të pista dhe të financimit të veprimtarive terroriste dhe pas zbulimeve të operacioneve financiare të “Al Kajdës” ato nuk duhet nënvlerësuar. Akoma më tepër se bëhet fjalë për sistemin tradicional arab të pagimeve “havala” (“transaksion” nga arabishtja). Në kuadrin e këtij sistemi dërguesi i mjeteve financiare lidhet me një ndërmjetës dhe ia jep atij shumën, që duhet të transferohet drejt shtetit përkatës, si dhe kodin përkatës. Marrësi, i cili gjithashtu është ndërmjetës, ua jep mjeteve adresatit të vërtetë të parave, pasi ai i fundit e kërkon atë dhe kërkon nga ai kodin në fjalë. Besimi midis pjesëmarrësve në skemë mbështetet kryesisht te marrëdhëniet e mira fisnore dhe afariste. Mirëpo në rastet e transaksioneve financiare në Bullgari mungon një lidhje e tillë fisnore, ose afariste dhe ky është një fakt shumë kureshtar. Pikërisht për marrjen e parave me prejardhje të paqartë Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare i konsideron refugjatët një grup të ri risku, megjithëse vetë ata, sidomos sirianët, deklarojnë se janë të varfër dhe prandaj nuk mund të marrin pjesë në skema të tilla. Mirëpo, është fakt gjithashtu se skema përdoret edhe nga terroristët, të cilët gjithnjë e më shpesh përdorin maskën e refugjatëve. Skema të tilla janë konstatuar në Kinë, Filipine, Indi, Tajlandë. Vetëm për vitin 2013 shërbimet bullgare kanë marrë nga Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare gjithsej 536 sinjale për operacione të dyshimta. Mirëpo vetëm 12 prej tyre, sipas fjalëve të ekspertit Tihomir Bezllov, janë dërguar në prokurori, kurse ato të ndaluara janë edhe më pak. Asnjë i huaj deri tani nuk ka humbur statusin e vet me kërkesë të shërbimeve. Kurse tema do të bëhet gjithnjë e më e nxehtë, siç shihet nga analiza e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaPërfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..