Dimitër Paskov dallohet me një talent, me pastërti të ekzekutimit dhe stil, shumë i afërt deri tek muzika autentike popullore. Ai ka lindur gjatë vitit 1949 në fshatin Vrëbnica-rrethi i qytetit Shumen në Bullgarinë Verilindore. Një muzikant me trashëgimi. Ai e trashëgon dhuntinë e tij nga babai i tij dhe fillon të ekzekutojë në klarinetë që në moshën 13 vjeçe. Vallja e tij “Vërbishka rëçenica” i është kushtuar fshatit të tij të lindjes-një muzikë popullore shumë të njohur dhe të pëlqyer nga adhuruesit e muzikës popullore tek ne.
Dimitër Paskov është i njohur dhe si trashëgimtar i klarinetistit Petko Radev-një muzikant i arsimuar, nga i cili mësohet dhe merr shembull. Pavarësisht se imponon interpretimin e aplikuar prej tij të muzikës popullore gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20, si klarinetist Paskov ka mundur të ndërtojë një pamje të vet personale. “Ekzekuton shumë pastër, me një tingëllim të mirë dhe një teknikë jo më të keqe nga Ivo Papazovi. Në ndryshim prej tij, nuk përdor kaq shpesh improvizimin” - fjalë këto të Petko Radevit. Muzika e tij është e vështirë dhe jo secili mund ta interpretojë. Por me mendimin e vet të qartë e të saktë për formën e “sakato ekzekutimin”, Dimitër Paskovi merr nofkën “Tigri”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..