Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar me “Oskarin e Gjelbër” për mbrojtjen e natyrës

БНР Новини
Lartësia e saj Mbretërore princesha Anna i dorëzoi çmimin “Uitli” drejtorit të Shoqatës Bullgare të Mbrojtjes së Shpendëve Stojço Stoev
Foto: bspb.org

Drejtori i Shoqatës Bullgare të Mbrojtjes së Shpendëve Stojço Stoev është njeri nga tetë mbajtësit e sivjetshëm të “Oskarit të Gjelbër”, siç është emri më i njohur i çmimeve “Uitli”. Priza u dorëzua në Londër nga Lartësia e saj Mbretërore princesha Anna në një ceremoni mbajtur në  Shoqatën Mbretërore Gjeografike. Zoti Stojçev e mori këtë çmim për realizimin e suksesshëm të strategjisë së Shoqatës Bullgare të Mbrojtjes së Shpendëve për ruajtjen dhe shtimin e popullatave të shqiponjave të fundit perandorake, që jetojnë të lirë në Bullgari.

Çfarë ka realizuar deri tashti Shoqata Bullgare e Mbrojtjes së Shpendëve për ruajtjen e popullatave të shqiponjës perandorake?

“Tashmë kemi bërë 26 fole të shqiponjës perandorake, përderisa në vitin 2000 ato ishin vetëm 8, përgjigjet Stojço Sojçev. – Është e dukshme, që popullata e këtyre shpendëve shtohet si rezultat i përpjekjeve tona. Realizojmë një sërë veprimtarish në mbrojtjen e shqiponjës. Gjatë periudhës së shumëzimit garantojmë qetësinë e shpendëve, që të parandalohet vdekja e të vegjlit, ose prerja e pemëve me fole. Gjatë dimrit organizojmë ushqimin e shpendëve të vegjël. Punojmë dhe rregullojmë fole artificiale, kështu që çiftet e reja të shumëzohen pa probleme. Kemi dëshirë, që t’u sigurojmë atyre rajone të qeta, ku çiftet e reja të shumëzohen. Për gëzimin tonë disa çifte shqiponjash tashmë zënë katër nga foletë e rregulluara prej neve. Dhe duhet të theksojmë se nuk është një punë e lehtë, që shqiponjat perandorake të zgjedhin foletë artificiale.”

Shoqata Bullgare e Mbrojtjes së Shpendëve pas përpjekjeve të shumta realizon një bashkëpunim me shoqatën e ndarjes së rrymës elektrike EVN, e cila filloi të shfrytëzoi izolime plastike të shtyllave elektrike. Bëhet fjalë për rrjetin e tensionit të lartë në rajonin e maleve Stranxha – Sakar të Bullgarisë Juglindore, ku akoma haset popullata e vogël e shqiponjës perandorake.

Shqiponja perandorake është pjesë e trashëgimisë natyrore të Bullgarisë, mund të themi edhe pjesë e kulturës bullgare. Që protobullgarët e kishin shqiponjën simbol të tyre. Në varrin e khanit Kubrat, që sundonte në shekullin VII, u zbulua si një shenja shqiponja e Hyjnisë Tangra. Më vonë gjatë kohës së Rilindjes, shqiponjën perandorake e quanin shqiponja me kryq  dhe bullgarët besuan, se ajo mbron rendimentet e tyre. Ajo ishte një shpend simbolik, ja përse nuk e persekutuan. Kështu që shqiponjat janë një pjesë e kulturës bullgare dhe nuk mund të ndahet mbrojtja e trashëgimisë natyrore nga mbrojtja e trashëgimisë kulturore.

Si do të shfrytëzohen mjetet, të cilët e shoqërojnë çmimin “Uitli” në përmasë 280 mijë paundë britanikë?

“Kjo është një përkrahje tepër e rëndësishme financiare. Do të shfrytëzojmë ato mjete kryesisht për mbrojtjen e shqiponjave. Kemi dëshirë të ndihmojmë rajonin e maleve Stranxha – Sakar, që të zhvillohet aty turizmi ekologjik. Kjo do të sigurojë të ardhura në ekonominë vendore, gjë që është me rëndësi të madhe. Kështu njerëzve do t’u garantohet dobi direkte financiare nga mbrojtja e shqiponjave. Me bashkinë e qytetit Topollovgrad do të bashkëpunojmë për mbrojtjen dhe ruajtjen e kullotave. Kjo është një pjesë e rëndësishme e strategjisë së rikthimit të shqiponjave. Ata shpendë gjejnë ushqimin e tyre pikërisht në kullotat e rajonit.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD