Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Interpretues popullor bullgar - këngëtarja rodopëse Zllatina Uzunova

Foto: bms-bg.org

E quajnë akoma “dallëndyshja e rodopës”, i përkushtojnë vjersha, kurse për jubileun e saj 50 vjet përpara 2 vjetëve e dekorojnë me dekoratën më të lartë të bashkisë “Qytetar nderi i qytetit Smoljan”. Është e merituar sepse Zllatina Uzunova ja përkushton të gjithë jetën e vet këngës rodopëse-dhe si soliste në ansamblin “Rodopa” dhe si pedagoge në vatrën e kulturës vendase. Zëri i saj është i fortë-ai del mbi gajden. Këngët e saj janë të vështira, të rënda, këngë burri, por të interpretuar me një ndjeshmëri prej gruaje dhe lirizëm, karakteristike për stilin vendas.

Ato emocionojnë dhe ngrenë në këmbë në hotelin e njohur “Zhorzh i 5” në Paris, kur këndon në një dasmë “Pisha ngrihet dhe dridhet, vajza ndahet me fisin”. Mijëra ngrihen që ta dëgjojnë në Kanada gjatë vitit 2005, kur këndon këngën “Rufinka është e shtrirë e sëmurë”. 7 herë e kthejnë në skenë duartrokitjet e publikut anglez për interpretimet e saj solo në qytetin Bat, gjatë kohës së “Festivalit të njerëzve të madhërishëm në botë”. Këto turne të paharrueshme me korin me famë botërore “Zërat e mëdhenj bullgar” /me dirigjent Ilija Mihajllov/ e nxjerrin Zllatina Uzunovën në skena në të gjithë Evropën, Kanadanë, Rusinë. Këngë të saj mbeten në një seri disqesh të grupit-mbajtës të dekoratave “Grami” dhe “Gran Pri”, të Akademisë incizuese Franceze.
Zllatina Uzunova ka lindur më 22 maj 1962 në fshatin Erma, në afërsi të Zllatogradit në Rodopet e bukura. Në moshën 20 vjeçe fillon të këndojë në ansamblin folklorik “Orfaj” në qytetin Smoljan. Përfundon shkollën muzikore në Shiroka llëka dhe si soliste fiton 6 medalje të arta nga festivalet republikane dhe konkurse. Pas kësaj mëson pedagogji në Universitetin e Plovdivit. Bëhet soliste e ansamblit “Rodopa”-Smoljan, të korit të grave “Sofja”, të emëruar më vonë “Zërat e mëdhenj bullgar.” Filmi i saj i parë për televizionin është i transmetuar gjatë vitit 1993, kurse albumi i saj vetjak me këngë rodopëse ”Hiri i tingujve” del gjatë vitit 2000. Interpretime të saj tingëllojnë dhe në albumin “Kujtimi i Bullgarisë”, të botuar për tubimin e Rozhenit. Kënga rodopëse kërkon shumë ajër, forcë, një përjetim të thellë dhe të menduar, thotë Zllatina. Ajo ka bukurinë e saj, të paraqitur si me kaba gajden, ashtu dhe me orkestër, por këngëtarja preferon gajden si një shoqërim më karakteristik për rajonin.

Përveç si interpretuese, Zllatina Uzunova është dhe një pedagoge e formuar. Gjatë 7 vjetëve të fundit ajo drejton 3 grupe për një folklor rodopës pranë vatrës së kulturës të qytetit Smoljan “Hristo Botev” dhe kjo i sjellë një kënaqësi të një krijuesi. Përpara 2 vjetëve feston me një koncert të madh jubileun e vet në qytetin Smoljan. Posaçërisht për festën e saj erdhi kori “Zërat e mëdhenj bullgar”, mori pjesë dhe ansambli “Rofdopa”: Qesh shumë e emocionuar, por koncerti kaloi në një nivel të lartë, në një atmosferë të përzemërt. 50 vjet nuk janë shumë, por nuk janë dhe pak. Në plan personal plakem si të gjithë, kurse në plan krijues po vazhdoj të zhvillohem dhe mbetem e lidhur me këngën rodopëse dhe me folklorin bullgar”, thotë këngëtarja dhe shton:

“Njeriu mund çdo gjë, mjaft që ta kërkojë! 25 vjet e bëj udhëtimin Smoljan-Sofje që të mund të punoj me korin “Zërat e mëdhenj bullgar”. Ndihem shumë mirë dhe akoma nuk jam e lodhur, sepse duhet ti ruajmë këngët rodopëse dhe çdo gjë bullgare. Me këtë mund të krenohemi, me muzikën tonë popullore. Me të mund të themi me krenari-këta jemi ne, bullgarët!”

Përgatiti në shqip: Nаtaniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD