Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa të gjelbra

БНР Новини
Foto: BNR

Dita botërore e Tokës dhe koha e mirë që po vjen hapën një seri prej festave “të gjelbra” dhe iniciativa lidhur me ruajtjen e mjedisit rrethues. Pjesëmarrësit në fushatën kombëtare të zhvilluar për herë të tretë të radhës “Të spastrojmë Bullgarinë për 1 ditë”, projekti më i madh vullnetar në Bullgari, mblodhën në fund të muajit prill mbi 16 000 tonë plehra. Më shumë plehra qenë dorëzuar në qytetet më të mëdhenj-pothuajse 3 mijë tonë në Sofje, 2246 në krahinën e Stara Zagorës, 1563 tonë në krahinën e Plovdivit, 1214 tonë në krahinën e Varnës. Pason botimi i radhës i iniciativës “libra kundrejt plehrave” e cila po grumbullon një popullaritet gjithnjë e më të madh në Sofje. Vetëm për 4 orë ditën e diel më 11 maj kryeqytetasit dorëzuan 5 tonë mbeturina prej plastmase, kundrejt së cilës morën 6500 libra të zgjedhura. Me fjalë të tjera nisma e mirë e zgjeron gjeografinë e vet dhe do të zhvillohet në akoma dy qytete të tjera të mëdhenj-më 17 maj në qytetin Burgas dhe më 18 maj –në Varna. Fushata ka për qëllim të inkurajojë hedhjen ndarëse të plehrave tek ne, duke i kushtuar një vëmendje të posaçme problemeve të riciklimit të tyre. Për vit në Bullgari derdhen mbi 75 mijë tonë mbeturina prej plastmase, kurse mezi një e pesta prej tyre riciklohen.

Kryeqytetasit u mësuan ta lidhin muajin maj dhe me festivalin i cili u bë tradicional “Ditë të gjelbra”, kushtuar mënyrës shëndetësore të jetesës, turizmi ekologjik, bio-bujqësia në një zhvillim rezistues. Nga data 10 deri më 14 maj në një nga parqet qendrore hapën shatra të veta prodhuesit e ushqimeve biologjike, përfaqësues të turizmit ekologjik, shumë organizata mbrojtëse të natyrës. Çdo një prej tyre kishte mesazhin e vet drejt vizituesve. Për Grijnpijs-Bullgaria kjo “bio-bujqësia do të zgjidhë problemin me zhdukjen e bletëve”. Ata mblidhnin nënshkrime nën peticioneve për ndalim të pesticideve më të dëmshme për bletët në bujqësi. Lojëra zbavitëse me dyllë blete i fusin fëmijët në botën magjepsëse të bletëve, këto mbrojtëse të pjellorisë dhe të begatisë në botë.

WWF-Bullgaria përsëri e viri aksentin mbi hetimin dhe ruajtjen e pyjeve shekullore në Bullgari. Filmi dokumentar i përgatitur me ndihmën e tyre “Pyjet e panjohura” zbulon bukurinë dhe larminë e madhe biologjike të këtij thesari kombëtar. Pyjet shekullore janë zhvilluar qindra vjet pa një ndërhyrje njerëzore, por ato tanimë janë 4% nga sipërfaqet e pyjeve në Bullgari. Ato janë skajet e fundit të natyrës së egër, ku mund të vërejmë të gjitha fazat e zhvillimit të pyjeve natyrale dhe janë strehë të pothuajse gjysmës nga larmia biologjike, nënvizon Aleksandër Dunçev, ekspert pyjesh në WWF.

Më tepër njerëz kishte përpara çadrave të projektit bullgaro-zviceran “Për Ballkanin dhe njerëzit”, ku mundën të blejnë një kos të bërë në shtëpi, djathë, kaçkavall, mjaltë dhe reçele, të prodhuar në ferma malore në Ballkanin Perëndimor. Një nga organizatat pjesëmarrëse në projekt, BDZP paraqiti 4 filma të shkurtër me temë “Përpunim në fermë dhe shitje direkt “.Prania deri tek fermerët e vegjël, të cilët takohen më shpesh pikërisht në rajonet malore, deri tel shitjet direkt të klientëve është një mundësi e re e shumë pritur dhe një mundësi shumë e vlefshme për ta. “Në këtë mënyrë për të gjithë ne do të ketë një ushqim me më shumë cilësi, kurse fermerëve malor do tu sigurohet një jetesë e denjë, e cila ndihmon për ruajtjen e natyrës në tokat me një vlerë të lartë natyrore nga rrjeti Natura 2000”,sqarojnë ekspertë nga BDZP dhe Fondacioni për bujqësi biologjike Bioselena. Gjatë kohës së “Ditëve të gjelbra” ata qenë në dispozicion të fermerëve për konsultime mbi imtësitë të rregullores së re ligjore e cila lejon shitje direkt.

Mes kureshtjeve në festival qe dhe demonstrimi i thurjeve të qilimave të njohura të çiprovos si dhe ndyrja e leshit me ngjyra natyrale. Mjeshtëritë e veta në këtë fushë i treguan fëmijët nga shkolla e specializuar “Petër Parçeviç” në qytetin Çiprovci. Aplikimi i këtij zanati të vjetër është pjesë nga përpjekjet e projektit për krijimin e një artizanati të qëndrueshëm dhe të atraksioneve turistike.

Nga data 18 maj stafetën e merr përsipër festivali i parë i gjelbër GoBio, përsëri në Sofje, i cili premton një “përjetim të madh” për të gjithë adhuruesit dhe pasues të mënyrës shëndetësore dhe e përshtatur me natyrën të jetesës. Specialistë të njohur në fushën e ushqimit shëndetësor, psikologjisë, mjekësisë tradicionale dhe alternative do ti njohin vizitorët me më të renë dhe kureshtaren nga bota e mënyrës së plotë vlefshme të jetesës. Paralelisht me leksionet trajnerët profesional dhe instruktorët e jogës, pilates, kombat ekstrijm, dens ekstrijm dhe zumba do të jenë në dispozicion gjatë gjithë ditës. Aksenti i posaçëm është vënë mbi demonstrimet mbi përgatitjen e llojeve të ndryshme të ushqimeve dhe pijeve shëndetësore, si dhe të produkteve kozmetike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD