Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Termocentral prodhon domate me kompjuter

БНР Новини

Në Bullgari nuk është tepër e përhapur e të ashtuquajturës “teknologji hidropone”. Hidropon është një fjalë që vjen nga latinishtja dhe do të thotë “uji punues”, thënë me fjalë të tjera kjo është mundësia të rriten perime dhe fruta pa tokë, vetëm në uji në të cilin futen lëndët e domosdoshme ushqimore. Është fakt, se vendi disponon mjaftë tokë të punueshme me cilësi të shkëlqyeshme të dheut. Mirëpo, kjo alternativë nuk duhet të mënjanohet, sepse ka një përparësi të madhe – prodhimtaria jashtëzakonisht e lartë – deri në 10 herë më të larta janë rendimentet se sa nga bujqësia tradicionale. Krahas kësaj edhe procesi i pjekjes është tepër e shkurtuar. Mirëpo, ka disa pikëpyetje në lidhje me cilësinë e perimeve të prodhuara në këtë mënyrë artificiale.

Në Termocentralin vendor të qytetit Sliven prej kohe aplikohet teknologjia hidropone. Në fillim ideja realizohej për kënaqjen e nevojave të mensës së ndërmarrjes. Mirëpo, rezultatet e mira dhe rendimentet e larta, si dhe cilësia e domateve dhe kastravecëve të rritura, u bënë shkak që prodhimi të ofrohet në tregun vendor. Serra e rritjes hidropone të perimeve në Termocentralin Sliven është me sipërfaqe mezi 5 dynym.

Kjo është një punë, e cila shumë lehtë realizohet në një termocentral sepse në të ka ngrohje, rrymë elektrike dhe uji. Ata janë komponentët kryesorë të domosdoshëm për procesin hidropon. Inxhinieri Pavllin Kostov, i cili përgjigjet për serrën e perimeve shpjegon:

“Kjo serrë punon kryesisht gjatë dimrit, kur shfrytëzohen resurset e energjisë së ngrohjes. Atëherë temperaturat janë më të larta se sa temperaturat e serrave të tjera. Dhe kur përjashta është minus 10 – 15 gradë Celsius, brenda në serrë ne mbajmë plus 20 – 25 gradë. Jemi në gjendje, që gjatë tërë vitit të sigurojmë rendimente. Mirëpo, gjatë verës dy muaj në termocentral nuk realizojmë prodhim, sepse atëherë në treg janë prodhuesit dhe ne nuk jemi të aftë të konkurrohemi me ta. Rajoni i qytetit Sliven njihet me prodhimin e bollshëm të perimeve dhe frutave.”

Si rriten perimet sipas kësaj teknologjie – përgjigjet prapë inxhinieri Kostov:

“Bimët janë në një substancë, të quajtur agroperlit – një mineral, i cili haset në Bullgari. Të gjitha lëndët ushqimorë, që janë të domosdoshëm për rritjen e domateve sigurohen me ujitjen me pika. Tërë procesi drejtohet dhe kontrollohet nga kompjuterë. Analizojmë substancën e siguruar dhe elementet ushqimore në bimë. Kështu caktojmë nevojat e bimës, që të realizojmë një prodhim me cilësi të larta. Kur domatet mbillen në tokë, atëherë nuk është tepër e qartë çfarë minerale ka në të. Plehrat nuk iu përgjigjen nevojave të sakta të tokës ose të bimës. Kështu që mund të them, se u sigurojmë bimëve më të mirën dhe në këtë mënyrë prodhimi ynë është me cilësi më të larta, se sa prodhimi realizuar mbi dheun. E gjithë kjo ndikon mbi shijen dhe aromën e domateve.”

Është fakt interesi i klientëve të rajonit ndaj domateve dhe kastravecëve të rritura në serrën e termocentralit. Tani në central mendojnë zgjerimin e serrës. Është tepër interesante mënyra e pllenimit, të cilën e shfrytëzojnë në serrën e termocentralit. Për të inxhinieri Kostov tregon:

“E realizojmë pllenimin me bleta nga lloji “bombos”. Ka dy mënyra e pllenimit të domateve në serrë. Njeri, i cili është më i lirë nëpërmjet spërkatjen e luleve me preparate hormonale. Mënyra tjetër është më ekologjike. Ajo realizohet me një lloji special bletësh të quajtura “bombos”. Ato banojnë në koshere speciale prej letre në serrë. Kështu ata e pllenojnë bimët në mënyrë natyrore.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Termocentral Sliven




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD