Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshehtësitë historike të Sofjes po bëhen të dukshme përmes një aplikacioni mobil

БНР Новини
Foto: arkiv

Fshehtësitë historike të Sofjes bëhen të dukshme përmes aplikacionit mobil për smart telefone ios dhe android. Pronarët e pajisjeve mobile tanimë do të mund të mësojnë në lëvizje më shumë për disa nga kureshtjet më të rëndësishme emblematike të kryeqytetit, në sajë të shtesës “Serdika e Padukshme”.

Aplikacioni mobil është krejtësisht falas dhe jep mundësi që përdoruesit të mësojnë më shumë për objektet e fshehura dhe më kureshtare historike dhe arkitekturore në Sofje. Piktura, materiale në video, 3D modele, histori interesante dhe legjenda për objektet e zgjedhura e bëjnë më të ndryshme nga udhërrëfyesit standard turistik. Për momentin mund të gjendet informatë për 6 objekte kyçe, mes të cilave dhe kisha “Shën Sofia”, amfiteatri romak i Sofjes e të tjera.

Aplikacioni është përpunuar nga Shoqata e Studentëve për Art Kompjuterik. Qëllimi i tij është të zbulojë objektet e një nga qyteteve më të vjetra në Evropë, i cili dallohet me trashëgiminë e vet unikale historike nga epokat e ndryshme. Kjo u lejon përdoruesve në vend të vet kureshtjes të mësojnë më shumë për të dhe të mund të përfytyrojnë sesi është dukur në pamjen e vet autentike. Për një informatë suplementare janë përfshirë linqe ndaj katalogut kombëtar të bibliotekave akademike në vend. Në sistemin e katalogut mund të zbulohen libra dhe publikime të ndryshme, kushtuar kureshtjeve në fjalë kulturore-historike.

Si burime për pjesën më të madhe nga përmbajtja në shtesën janë përdorur libra të vjetër dhe informacioni unikal i përfshirë në to, gravura, piktura , e të tjera. Shtesa është është në dispozicion në Google play dhe App Store, ku një informatë më të shumtë mund të zbuloni në sajtin e invisibleserdica.org.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD