Në vitin 1970 Millço Levievi e braktisi Bullgarinë. Në atë kohë ai ishte një muzikant i njohur, solist dhe dirigjent i orkestrave më të mira bullgare. Ai kishte dhënë shumë koncerte me kuartetin e formuar prej tij “Xhaz Fokus 65”. Përtej oqeanit ai nisi me ftesë të Don Elisit. Puna e tij me trumbetarin e njohur amerikan xhaz nuk i ndërpreu lidhjet me Bullgarinë, megjithëqë ishte e domosdoshme të kalojnë vite me radhë, që t’i bie rastit të kthehet në atdhe. Millço Levievi ishte muzikanti i parë xhaz, i cili me guxim bënte eksperimente me meloditë dhe ritmet popullore bullgare, ndërkaq në atdheun e xhazit. Kohët e fundit muzikanti nisi realizimin e projektit më të ri me Big Bendën e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Antoni Donçev dhe me korin popullor të grave “Zërat Kozmikë”.
Vanja Moneva, dirigjente e këtij grupi folklorik sjell më shumë hollësi:
“Ideja e Millço Levievit të krijojë një vepër për big bendë dhe kor popullor lindi para më se 10 vitesh. Mirëpo, është e qartë, se tani erdhi momenti krijues. Titulli, të cilin e zgjodhëm është “Udhëtim në dy bota”, ndërsa ai gjithnjë shton: “Njëkohësisht”. Në pjesën e parë të projektit ka këngë popullore bullgare. Karakteristike është, se titujt e të gjitha këngëve përmbajnë emra grash – Vida, Radka, Grozdanka... Në të gjitha veprat xhazi është i gërshetuar shumë mirë me folklorin bullgar. Dhe sikur krijohet një atmosferë e udhëtimit njëkohësisht në dy shtresa të ndryshme kulturore. Vite me radhë Millço Levievi jetoi në SHBA-në pa të kishte mundësinë të rikthehet në atdhe. Dhe pjesa e parë e projektit “Udhëtim në dy bota” zbulon dëshira e zjarrtë e autorit të kthehet te rrënjët amtare. Së shpejti do të incizojmë edhe pjesën e dytë, mbi të cilën ai akoma punon. Në të, në mënyrë të re krejt të ndryshme ai prezanton shikimin e tij mbi veprën e njohur të Gershuinit “Rapsodia blu”.
Është një kënaqësi e veçantë të punohet me një krijues si Millço Levievi. Ai nuk bënë kompromis në punë, ngandonjëherë ai ndërron partiturat, dhe sikur krijon një muzikë të re, e cila asfare nuk kujton për fragmentet e mëparëshme. Ai është një njeri plotë emocione, por çdo gjë që realizon e bënë me urtësi. Është një përjetim i jashtëzakonshëm, që njeriu të punojë me një krijues të tillë jo standard, plotë ide të llojllojshme.”
Pritet, që gjatë vjeshtës albumi i ri i muzikantit Millço Leviev bashkë me Big Bendën e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Antoni Donçev dhe me korin popullor të grave “Zërat Kozmikë” me udhëheqëse artistike Vanja Moneva, të jetë gati. Pritet gjithashtu projekti të prezantohen me disa koncerte në mbarë vendin.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..