Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aspirata të reja ndaj uraniumit bullgar

БНР Новини
Foto: wikipedia.org

Bullgaria radhitej në vendin e katërt në Evropë për nga nxjerrja e uraniumit dhe është një nga tetë vendet e botës me lëndë të vet të parë për centralin bërthamor. Bomba e parë sovjetike atomike u bë me uranium bullgar. Mirëpo, pse flasim në kohën e kaluar. Për arsye se në vitin 1992 kjo degë industriale bullgare u likuidua. Sot, 22 vjet më vonë, qeveria bullgare dëshiron të rifillojë nxjerrjen e uraniumit, ndërkaq kjo duhet të bëhet deri në fund të këtij viti. Shkak për këtë është, se ka interes nga ana e investitorëve të huaj. Krahas kësaj energjetika bërthamore rimëkëmbet në mbarë botën dhe gjithnjë e më shumë firma interesohen për burimet bullgare. Në këtë para disa ditësh i siguronte deputetët ministri energjetik Dragomir Stojnev. Kështu tema për nxjerrjen e uraniumit tek ne prapë hyri në rendin e ditës së shoqërisë.

Në fakt, edhe para tetë vitesh ministri i atëhershëm energjetik i mbushte mendjen shoqërore, se prodhimi i uraniumit tek ne është me leverdi ekonomike. Në atë kohë energjetika bërthamore zhvillohej në mënyrë ashendentë në mbarë botën, çmimet e uraniumit rriteshin dhe kompanitë e minierave kërkonin burime të reja të lëndës së parë. Si atëherë, ashtu edhe sot, lojtarët kryesorë në fushën e nxjerrjes së uraniumit tek ne janë kompania kanadeze “Kameko” dhe korporata ruse TVEL. Ideja është, që kanadezët të nxjerrin lëndën e parë dhe pas kësaj t’u dërgojnë për përpunim rusëve, të cilët sigurojnë lëndën bërthamore për centralin e tanishëm dhe të ardhshëm atomik bullgar.

Si do të rimëkëmbet procesi i nxjerrjes së uraniumit tek ne, pasi ka 22 vjet, që kur asnjë nga 48 minierat e uraniumit te ne nuk punon. Bullgaria disponon rezerva nga 20 mijë tonë uranium, gjë që mund të sigurojë lëndën djegëse bërthamore për punën e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” në vazhdim të 20 viteve. Për ringjalljen e nxjerrjes së uraniumit do të jenë të domosdoshme investime në përmasë 1.5 miliard euro.

Është e qartë, se investimet në prodhimin e uraniumit janë me leverdi, pasi lista e kandidatëve për nxjerrjen e tij tek ne numëron 32 kompani bullgare dhe të huaja. Nuk diskutohet fakti, se energjetika bërthamore bullgare do të jetë më e pavarur dhe më e lirë, në se do t’i shpresojë prodhimit vendor të uraniumit. Mirëpo, atëherë pse e mbyllëm nxjerrjen e tij pasi disponojmë kapacitete bërthamore? Krahas kësaj harxhuam 25 milionë euro për likuidimin e minierave dhe rekultivimin e tokës përreth.

Në vitin 1938 gjermanët ishin të parë, të cilët filluan të merrem me nxjerrjen e uraniumit në Bullgari. Mirëpo pas një viti e ndërpriten prodhimin. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore nxjerrja e uraniumit u rimëkëmbë nën ndikimin e pushtetit sovjetik, por tërë procesi zhvillohej nën mbishkrimin “Tepër Sekrete”. Prodhimi konsiderohej strategjik, ndërsa eksporti ishte fund e krye për Bashkimin Sovjetik. Asnjeri nuk di sa tona lëndë të parë kemi eksportuar dhe sa bomba sovjetike bërthamore u prodhuan me uraniumin bullgar. Gjithçka kontrollohej. Ekspertët tregojnë, se bomba e parë atomike sovjetike u prodhua me uraniumin bullgar nga fshati Buhovo, afër Sofjes. Kjo ishte burimi, që përpunohej nga gjermanët. Bullgaria eksportonte lëndë të parë në kontejnerë, ndërsa merrte lëndë të përpunuar bërthamore për centralin atomik. Në këtë mënyrë shteti shpërblehej me Rusinë për uraniumin e përpunuar deri në vitin 1992.

Bullgaria është një nga pak vendet në botë, i cili disponon njëkohësisht centrale atomike dhe burime të veta të uraniumit. Mezi 25 shtete nxjerrin këtë lëndë të parë, ndërsa 30 e shfrytëzojnë. Në Evropë ka 143 centrale bërthamore, por pak janë ata, që shfrytëzojnë lëndë të parë të vet. Sipas të dhënave të Asociacionit Botëror Bërthamor uraniumi siguron më se 30 për qind të energjetikës në Bullgari, Belgjikë, Japoni, Korenë Jugore, Suedi, Zvicër, Finlandë.

Pritet, që muajin e ardhshëm shkencëtarë bullgarë të kërkojnë përgjigjen e pyetjes për rreziqet dhe shanset para rimëkëmbjes së nxjerrjes së uraniumit tek ne, pasi prodhimi i tij u ndërpre para 22 vjetësh.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD
Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD