“U nis Gjergji laraman të rrethojë fushat dhe arat e gjelbëruara...” motive të tilla hasen në shumë këngë tradicionale, që interpretohen Ditën e Shën Gjergjit. Kjo ditë bie gjithnjë më 6 maji dhe përbën kulmin e festave popullore kushtuar ardhjes së pranverës.
Herët në mëngjes ditën e Shën Gjergjit, vetë shenjtori i hip kalit dhe rrethon luadhet, pyjet dhe arët. Sipas besimeve popullore, ky rit siguron pjellorin e tokës dhe bereqetin e ardhshëm, që këtu edhe mirëqenien e të gjithëve. Pasi Shën Gjergji konsiderohet mbrojtës i gjelbërisë pranverore, i kopeve, i bujqve, i familjes, ai është tepër i respektuar nga të gjithë – që nga më të vegjlit deri te më të moshuarit. Ditën para festës së Shën Gjergjit, vajzat, djemtë dhe fëmijët shkojnë në pyjet dhe në luadhet, që të mbledhin degëza të gjelbra dhe lule pranverore.
Shumë rite ditën e Shën Gjergjit i janë kushtuar rritjes së bagëtisë, për arsye se Shën Gjergji konsiderohet mbrojtës i kopeve. Në këtë ditë bagëtia çohet për të kullotur dhe kryhet mjelja rituale e deleve. Një pjesë e rëndësishme e riteve të kësaj dite janë bukët rituale. Etnografi i njohur bullgar Dimitër Marinov në veprat e tij përshkruan dhjetëra lloje bukash, për nder të Shën Gjergjit. Stolisja e bukës prezanton bagëtinë, barinjtë, si edhe ndihmësit e tyre – qentë. Buka është një sakrificë pa gjak, e cila i jepet shenjtorit. Sipas zakonit të vjetër Ditën e Shën Gjergjit bëhet kurban. Flijohet qengji mashkull, që është lindur i parë.
Ditën e Shën Gjergjit me të gjitha gjellët e përgatitura për festën rregullohet një trapezë e përbashkët në ndonjë lëndinë afër vendbanimit. Të gjithë banorët mblidhen së bashku, që të respektojnë Shën Gjergjin. Në trapezën është mirë, që të ketë edhe qepë të njomë si një simbol i gjelbërimit pranveror. Konsiderohet, se kjo qepë mbron nga të gjitha të këqijat. Në trapezë vihen edhe qumështi i parë dhe djathi i parë. Një rit tjetër karakteristik në Ditën e Shën Gjergjit janë djepat. Ka besim, se secili duhet të tundet për shëndet. Në djepat vajzat përkunden, që të mos i rrëmbejë dragoi, kurse të tjerët – për shëndet. Sipas besimit çdo pik shiu Ditën e Shën Gjergjit është si një copëz floriri.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..