Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gratë – zgjedhëse më aktive, por me më pak pjesëmarrje në politikë

Foto: BGNES

Gratë janë më se gjysma e popullsisë së tokës, por pjesëmarrje e tyre në politikë në mbarë botën është më e vogël, se sa ajo e burrave, duke përfshirë edhe BE-në. Edhe Bullgaria nuk bën përjashtim. Gratë tek ne janë më aktive në kohë e zgjedhjeve – ato janë me 8 për qind më shumë se sa burrat që votojnë. Megjithatë pjesëmarrja e tyre në organet udhëheqëse të partive dhe niveleve të larta të pushtetit mbetet e ulët. Ato janë të dhënat e një anketimi të shoqatës “Bollkan Asist” në kuadrin e projektit “Më shumë gra në politikën evropiane”. Ai realizohet në kuadrin e programit “Të drejta kryesore dhe shtetësi në BE-në” (2007-2013) dhe nga 14 organizata joqeveritare nga Belgjika, Bullgaria, Britania e Madhe, Greqia, Estonia, Italia, Lituania, Letonia, Rumania, Sllovaki, Sllovenia, Hungaria, Çekia dhe Suedia.

Analiza tregon, se në BE-në nuk ka tendenca për shtimin e numrit të grave në postet udhëheqëse partiake dhe administrative. Për  Bullgarinë më e lartë është përfaqësia e grave në nivel evropian, 40 për qind të deputetëve bullgarë në Evropë janë gra. Në Kuvendin Popullor gratë janë afro 23 për qind prej deputetëve, ndërsa në nivel vendor – kryetaret e bashkive janë 11. Fusha si siguria kombëtare, financat, ekonomia konsiderohen më tepër të burrave, ndërsa sfera sociale dhe arsimi – janë më tepër profesione grash. Vitet e fundit tek ne shihet një tendencë, që më shumë gra të bëhen kryetare të bashkive të vendbanimeve më të vogla, një përjashtim bënë vetëm Bullgaria Jugore. “Me barazimin gjinor bota do të bëhet më demokratike. Atëherë si burrat, ashtu edhe gratë do të kenë përfaqësi të barabartë. Kështu do të merret në konsideratë qëndrimi i grave dhe i burrave mbi një çështje të njëjtë” – është e bindur Ilijana Stojçeva nga Lobi e Grave Bullgare. Bullgaret kanë kontribut të madh në politikën evropiane. Mirëpo, si deputete evropiane ata flasin shumë për barazinë e gjinive, por si deputete në Kuvendit Popullor, ato sikur harrojnë këtë temë:

“Në Bullgari në parim nuk diskutohet kjo temë – thekson zonja Stojçeva. – Mirëpo, kur flitet, atëherë bëhet fjalë për apele paraelektorale. Tema për barazinë e gjinive në qeverisjen politike të shtetit nuk është vetëm temë e sektorit joqeveritar. Shteti, partitë politike, liderët e partive duhet të japin kontributin e tyre për fuqizimin e grave.”

Në Parlamentin Evropian aktualisht përfaqësueset bullgare janë 35 për qind të deputetëve tanë. Është e dukshme, se ata janë të përgatitur mirë, dinë gjuhë të huaja, janë eksperte në fusha të caktuara. Domethënë në vitin 2009, kur Bullgaria për herë të parë zgjidhte deputetë evropianë bëri më shumë përpjekje, që ndër kandidatët të ketë gra. Në zgjedhjet, që do të zhvillohen më 25 maji për deputetë evropianë është e dukshme, se përpjekjet e partive të ketë gra në listat elektorale nuk ishin aq të mëdha. Dhe megjithëqë ne në Bullgari e lëmë pas dore këtë temë, në BE-në punojnë çdo ditë për zgjidhjen e këtij problemi.

Cila duhet të jetë kauza?

“Duhet të mendohet për një kuotë 50 kundrejt 50. Kjo është më drejtë. Nuk do të jetë e tepruar të themi edhe 51 kundrejt 49, sepse në botë gratë janë 51 për qind, ndërsa burrat – 49 për qind. Thënë me fjalë të tjera, në se dëshirojmë të jetojmë në një shoqëri demokratike atëherë burrat dhe gratë duhet të jenë të prezantuar në qeverisjen sipas kuotës së tyre në planet. Kjo është mënyra e vetme të realizojmë demokracinë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD