Përpara viteve për këtë shkroi Marta Forsajt në një artikull për revistën “Folklori bullgar” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave: “Pjesa më e madhe e bullgarëve befasohen shumë, kur mësojnë se çfarë interesi të madh ka ndaj folklorit bullgar në ShBA – dhe kjo nga ana e njerëzve, të cilët nuk merren në mënyrë profesionale me muzikë popullore. Ata mblidhen rregullisht çdo javë dhe luajnë valle, duke u munduar të përvetësojnë mirë jo vetëm hapat, por dhe të gjithë mënyrën tradicionale të interpretimit. Ka muzikantë amerikanë, të cilët këndojnë dhe ekzekutojnë me instrumente bullgare aq mirë, saqë gjatë dëgjimit të parë vështirë kuptohet se, nuk janë bullgarë...” Marta Forsajt pohon në artikullin e vet se, shkaku që kaq shumë njerëz të tregojnë një interes të qëndrueshëm ndaj muzikës tonë popullore i dedikohet “bukurisë sunduese”. Ajo thekson vitalitetin dhe energjinë e këtij folklori “të vjetër dhe gjithmonë të ri” me ritme asimetrike, me intervale jo specifike për dëgjuesin e huaj, të kënduarit me dy zëra, pasuria e melodisë dhe të ornamentikës...
Këto tipare të muzikës bullgare mund t’i zbuloni në këtë shëtitje folklorike. Për adhuruesit e muzikës popullore kemi zgjedhur interpretime nga fondi i pasur i Radios Kombëtare Bullgare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..