Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbase për 1 majin

Foto: BGNES

Kohërat ndryshohen, vlerat po kështu. Dikur bullgari ka qenë gati të punojë, në vend të parë që të tregojë dhe të dëshmojë aftësitë e tij. Sot nocioni punë lidhet dhe me marrjen e të ardhurave më të larta prej saj. Kurse 1 maji u kthye në pothuajse një ditë e zakonshme në kalendar për pjesën më të madhe të njerëzve, më tepër për më të rinjtë. Për këtë gjeneratë bullgarësh të punosh mirë, do të thotë se me pagën mund të sigurosh kushte normale për jetë për veten tënde dhe për familjen. Në rast të kundërt ka disa variante, nga të cilat, shtetit nuk i bëhet më mirë...

Bullgari gjithmonë ka shikuar me një dozë dyshimi sa u përket fjalëve të politikanëve, të cilët i premtojnë, se për një kohë të shkurtër punëdashësia e njohur bullgare do të bëjë çudira dhe mirëqenia do të vendoset nëpër gjerësitë tona gjeografike, ose vizatojnë perspektiva të shkëlqyera sociale – vende pune dhe të ardhura të larta, po... në fund të mandatit të tyre. Siç thuhet, të na jenë gjallë e shëndoshë politikanët, por premtimet e tyre pothuajse asnjëherë nuk realizohen kështu, siç i kanë pikturuar. Prej lojërave politike, nga të cilat disa pasurohen, pa asnjëfarë përpjekjesh të shumta për këtë, kurse shumë njerëz përjetojnë vështirë në pjesën më të madhe të rasteve, pavarësisht nga puna e madhe, ky nocion i humbet vizatimet si një vlerë e lartë në vetëdijen njerëzore.

Po, ka një politikë qeveritare për zënie dhe programe për pakësimin e papunësisë, ka politikë të të ardhurave, të cilat rriten, por kaq ngadalë saqë pothuajse nuk ndihet. Por... ka dhe bullgarë, sipas statistikës rreth 250 mijë veta, të cilët as punojnë, as që kërkojnë punë. A është bërë më dembel bullgari gjatë kalimit të viteve, kur “paraja është mbretëreshë” (sipas shkrimtarit Petko Sllavejkov) ose çdo gjë varet nga fakti se si do ta vlerësojnë punën tënde.

“Ata të cilët duan të punojnë, bëjnë dhe përpjekjet përkatëse, mendon një jurist 30 vjeç. Fakti se ndokujt nuk i punohet, është më tepër tipar nga karakteri i njeriut përkatës. Nuk mendoj se, duhet të jepen definicione përfundimtare – ndonjë popull është më punëdashës se tjetri. Ai që ka dëshirë të punojë, do të punojë, pavarësisht nëse është bullgar, turk, gjerman ose çfarëdo qoftë tjetër. Ai që nuk do të punojë, gjithmonë do të gjejë justifikim.”

“Bullgari nuk punon më pak, përkundrazi”, mendon një sipërmarrës, inxhinier-kimik nafte. Kurse paga e punës nuk do të rritet me deklarata të politikanëve, të cilët kërkojnë në ndonjë farë mënyre të ndërhyjnë në korridoret e pushtetit. Sipas tij këto janë përralla sa për sy e faqe përpara njerëzve, të cilët nuk i shikojnë gjërat në thellësi dhe hapat e vërteta, të cilat duhet të bëhen.

“Mënyra e vetme është të shtohet prodhimi, të merren tregje të reja. Përveç kësaj le të kthehemi në tregjet e braktisura, dhe të rivendosim lidhjet tona me leverdi reciproke me këto shtete. Gabimi më i madh, i cili llogaritet në këtë moment, është se nuk duhej të lejohet ekonomia gri, strukturat mafioze vite të tëra me radhë të futen në ekonominë e shtetit dhe në politikë, të bëjnë lobi në parlament.”

“Duhet të ketë një politikë konsekuente sociale dhe një politikë të qëndrueshme buxhetore si një tendencë për rritjen e të ardhurave, por tek ne punohet “në ishleme – me copë” mendon një jurist 57 vjeç. Sipas tij, politika e tanishme buxhetore pasqyron gjendjen aktuale të shtetit, ajo nuk ka karakteristikat afatgjate, por i përgjigjet momentit të tanishëm.

“Bullgari ka një punëdashësi tradicionale, të cilën e aplikon në vitet, por sikurse ndryshimet në jetën shoqërore dhe politike dhe jeta ekonomike e detyrojnë të kërkojë rrugë të tërthorta për marrjen e të ardhurave. Rreth 90% prej atyre, të cilët shkojnë për të punuar jashtë shtetit, nuk punojnë mbi specialitetin e tyre. Ata punojnë një punë të kualifikuar ulët, por niveli i pagesës përfshi dhe të një pune të tillë me kualifikim të ulët është shumë herë më e lartë në krahasim me Bullgarinë. Ky është stimuli ekonomik, i cili i detyron të preferojnë shtete të tjera evropiane. Në qoftë se tendenca e tanishme në Bullgari ruhet, do të ruhet dhe tendenca e zbaticës të njerëzve të rinj jashtë shtetit...”

“Nuk mendoj se në Bullgari puna paguhet në mënyrë të drejtë – thotë specialisti i kompjuterëve në moshën rreth 40 vjeç, i cili nuk i le pas dore mundësitë për punë jashtë shtetit. – Sado para që të fitoj njeriu, ai nuk mund t’i rregullojë gjërat rreth vetes – mizërinë dhe papastërtinë. Secili thotë se duhet të jetë më mirë, por mendoj se atij i pëlqen të jetë kështu. Prandaj asgjë nuk ndryshon dhe nuk do të ndryshojë. Dhe pas 20 vjetëve do të jetë e njëjta gjë. Të njohurit e mi mendojnë në të njëjtën mënyrë. Ata janë njerëz inteligjent, nuk flas për të tillë, të cilët nuk kanë një arsim të lartë, nuk dinë të shkruajnë drejt dhe kështu me radhë. Flas për njerëz, të cilët janë të mirë në fushën e vet – mundësitë për ta këtu janë të kufizuara. Çdo një njeri me arsye të shëndosh do të mendojë kështu. Brezi më i vjetër tanimë nuk ka shans, por për njerëzit, të cilët mundin në një mënyrë të tillë të ndryshojnë jetën e vet, të shkojnë në ndonjë vend tjetër, këtu thjesht nuk ka kuptim. Këtu një ndërton – njëqind shkatërrojnë, kjo fare nuk ka kuptim.”

Një grua 50 vjeçe, inxhiniere është tepër kategorike: “Bullgari është punëdashës jashtë shtetit dhe dembel në Bullgari. Ai shikon se ka kuptim të punojë jashtë shtetit, por këtu jo. Nuk bëhet fjalë vetëm për punën e kryer, janë të domosdoshme kushte normale, që të mund t’i përkushtohet punës së tij. Situata, gjatë së cilës njeriu jeton dhe punon, janë më të rëndësishmet, pas kësaj është pagimi. Kur njeriu është i qetë, nuk ka mërzitës suplementar, të cilët të shkelin procesin e punës, ai mund të mendojë për punën e vet. Këtu asnjë nuk merr parasysh asgjë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD