Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati i IT-së

БНР Новини

Jemi mësuar me faktin se shumë të rinj bullgarë emigrojnë jashtë shtetit për të gjetur një të ardhme më të mirë. Ja pse lajmi për vendosjen e specialistëve të IT-së në fshatrat e shpopulluara bullgare u përhap shpejt në mediat dhe rrjetet sociale. Ideja i përket 28-vjeçarit Ivan Kukov i cili fitoi konkursin “Bli fshat, krijo një vend më të mirë për jetesë në Bullgari”. I riu është programues i softuerit dhe për mendimin e tij kjo ide mund të realizohet pa problem.

Njëra nga shkaqet për shpopullimin e fshatrave është se nuk ka punë për të rinjtë. “Me zhvillimin e komunikimit personat të cilët punojnë nga distanca pse jo të vendosen në fshatra. Nuk ka lidhje ku po gjenden, me rëndësi është që të kenë qasje tek interneti”, thotë Ivani. Banimi në fshat e ka përparësinë e vetë. Aty jeta është më e qetë se në qytet, ka ajër të pastër, ushqim të shijshëm dhe njerëz me buzë në gaz. Gjithnjë e më shumë entuziastë i bashkohen kësaj ideje. Në Facebook u hap faqja “Fshati i IT-së” dhe anëtarë të saj janë 3400 veta. Ja se çfarë pohon Ivani për të interesuarit:

Снимка“Shumica prej tyre janë me profesione të cilat mund të ushtrohen nga distanca. – Ka gazetarë, përkthyes, çdolloj profesioni, ku nuk është i detyruar qëndrimi në zyrë çdo ditë nga ora 8 në mëngjes deri në 6 pasdite. Përveç kësaj shumë bullgarë jashtë shtetit komunikuan me ne, sepse duan të rikthehen në atdhe dhe të vendosen në fshat. Nuk bëhet fjalë vetëm për të rinj. Po ashtu me ne u lidhën mësues dhe njekë. Kohët e fundit na kërkoi një grua nga Anglia e cila synon të kthehet në Bullgari.”

Para se të përhapet ideja e fshatit IT-së afro 50 entuziastë u takuan në Varna dhe Sofje për të diskutuar kriteret sipas të cilave zgjidhen fshatrat e përshtatshme për popullim.

“Në vend të parë infrastruktura rrugore duhet të jetë e mirë, sepse udhëtimi në një qytet më të madh duhet të jetë pa problem – sqaron Ivani. – Të mos jetë diku lart malit, sepse kur të bjerë dëbora, tri ditë s’mund të lëvizësh. Me rëndësi po ashtu është që elektriciteti të jetë i qëndrueshëm dhe fshati të jetë furnizuar me ujë të pijshëm. Dihet se vetëm në fshatrat e mëdha janë ndërtuar impiante të ujërave të zeza. Sot ka zgjidhje të mira si trajnim lokal i ujërave të zeza në çdo shtëpi.”

Ndër fshatrat të cilat do të popullohen ka të tilla në afërsi të kryeqytetit të Sofjes, në rajonin e maleve Rodope dhe në Veriperëndim të Bullgarisë – rajonin më të varfër. Për mendimin e programuesit Ivan personat të cilët do të vendosen në fshatrat e shpopulluara mund të kombinojnë punën para kompjuterit me rritjen e bletëve, p.sh.. Vendosja e specialistëve të IT-së do të sigurojë punë për mjekët dhe mësuesit. “Po ashtu një familje plakësh mund të kultivojë perime dhe fruta dhe t’i shesë ato kundrejt pagesës”, vë në dukje Ivani, duke përmendur çështjen me aventurat.

“Po të grumbullohen mjaft të rinj në fshat, do të kenë nevojë për kinema. Kjo të fundit mund të bëhet me anë të projektorit dhe kompjuterit. Teknologjia është e përparuar, kështu që mund të organizohen dhe shfaqje teatrale. Shëtitjet gjithashtu sjellin kënaqësi.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografitë janë ofruar nga Ivan Kukov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 65 modele motoçikletash do të ekspozohen për herë të parë në Moto Expo 2025 në Sofje

Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja.   Do të ekspozohen midis 700 dhe..

botuar më 25-04-11 5.55.PD
Foto: Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup

Universitetet bullgare prezantojnë programet e tyre në gjuhën frënge në Shkup

Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të..

botuar më 25-04-09 1.40.MD

Dy shkaba egjiptiane të helmuara u gjetën në Rodopet Lindore

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..

botuar më 25-04-09 12.23.MD