Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja feston për herë të tretë me radhë me Festivalin folklorik Ndërkombëtar të Fëmijëve

БНР Новини
Foto: festivalsofia.com

Valle, kostume kombëtare dhe lojëra janë gërshetuar në interpretimet e grupeve folklorike, që marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Fëmijëve. Ata janë të moshës nga 8 deri më 14 vjeç dhe dalin në skenë me dëshirë të madhe, që të tregojnë bukurinë e rinisë dhe të talentit të tyre.

Një iniciativë grumbulloi për herë të tretë me radhë fëmijët e vendeve të ndryshme në kryeqytetin tonë. Edicioni i sivjetshëm i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar të Fëmijëve fillon më 24 prill dhe do të vazhdojë katër ditë në katër skena të Sofjes. Për organizimin e tij ndihmojnë krijuesit dhe koreografët e ansamblit koreografik për fëmijë dhe adoleshentë “Pllamëçe”, ndër të cilët është edhe Ivajllo Përvanov. Ai na tregoi më shumë hollësi për ngjarjen në fjalë: “Mirëpritëm kolektive të huaja nga gjashtë shtete: Sllovakia, Polonia, Bosnja e Hercegovina, Estonia, Franca dhe Rusia. Na presin koncerte shumë të bukura, sepse grupet janë shumë të mira. Sivjet më shumë se 90 formacione shprehën dëshirë për të marrë pjesë në festival. Pas një seleksionimi serioz ftuam gjashtë grupe. Në programin e çdo një pjesëmarrësi duhet të jetë i pranishëm folklori i tij. Polakët nga “Mali Xjanishanie” do të paraqesin këngët e tyre autentike popullore. Ansambli i Sllovakisë mbërrin me një orkestër prej dhjetë anëtarësh dhe valltarësh të mirë,  të cilët paraqitin folklorin e tyre karakteristik nga syri i fëmijës. Do të shohim edhe valle popullore nga rajoni i Sarajevës në programin e pjesëmarrësve nga Bosnja e Hercegovina. Formacioni i tyre “Gajret” është krijuar në vitin e largët 1903.”

Për herë të parë në Bullgari do të mbërrijë ansambli “Vezelinka” nga Belgorodi i Rusisë. Në programin e festivalit ai do të interpretojë këngë popullore ruse. Në repertorin e vet fëmijët nga “Kaina” shpresojnë tek folklori i pasur i Estonisë. Grupi francez nga qyteti Hagenau i krahinës Elzas mban emrin “Les Sarabandes du Folk” dhe për herë të parë del nga atdheu. Është interesant emri i grupit folklorik për fëmijë dhe adoleshentë nga qyteti Trençin i Sllovakisë – “Korniçka”. Milena Cankova, koreografe dhe organizatore e festivalit sqaroi se kështu quhet një mënyrë e posaçme e gërshetimit të flokëve të vajzave.

“E ndryshmja nga edicionet e kaluara është iniciativa jonë e përbashkët me CIOFF (Këshilli Ndërkombëtar i Organizatorëve të Festivaleve për folklor dhe arte tradicionale, partner oficial i UNESKO-s). Më 26 prill do të ketë një koncert në Kopshtin e Borisit. Në programin e pasur janë përfshirë edhe pjesëmarrës nga Gabrovo, Pazarxhik, Sopot dhe Sofja. Në skenë do të shfaqen fëmijë nga jetimoret, si dhe interpretues të talentuar nga shkolla për fëmije me çrregullime të të parit “Lui Brajl” në Sofje dhe grupi vokal “Feniks” pranë Bashkimit të të Verbërve.”

Koncerti zhvillohet me moton: “Bashkë mundemi më shumë”. Organizatorët premtojnë befasime për publikun. Afati i konkursit “Zbulo dhe bëni një fotografi me një plakat të festivalit” është deri më 26 prill. Fotografitë mund të publikohen në faqen e Facebook-ut të aktivitetit. Për fituesit do të ketë çmime të posaçme.

Gjatë ditës së fundit të festivalit do të nisë një paradë e interpretuesve nga Pallati Kombëtar i Kulturës në Sofje, i cili do të kalojë afër Presidencës dhe Kuvendit Popullor dhe do të ndalojë në Kopshtin e Borisit. Atje është koncerti i fundit. Pas tij çdonjëri, i cili ka dëshirë, mund të mësojë vallen e preferuar nga ai. Këmbimi kulturor mes fëmijëve nëpërmjet gjuhës universale të artit, është ndër qëllimet e organizatorëve. Ata i falënderojnë bamirësit e tyre që ndihmuan për organizimin e aktivitetit për herë të tretë me radhë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD