Shteti nuk duhet të ndërhyjë në biznesin e teknologjive të informacionit dhe të komunikacionit. Detyra e tij është të përgatitë kuadro. Këtë e deklaroi Georgi Brashnarov, kryetar i Asociacionit Bullgar të Kompanive Softuer në diskutimin Bulgarian ICT Watch. Bullgaria radhitet në vendin e dytë në Evropë dhe në vendin e pestë në botë si një orientim tërheqës outsoursing. Ato të dhëna tregojnë potencialin e madh të industrisë bullgare të informacionit. Megjithëqë pozitat e vendit janë kaq të mira, ky biznes nuk ka përkrahjen e shtetit.
Programuesit bullgarë njihen në mbarë botën. Pothuajse në të gjitha kompanitë e mëdha perëndimore softuer ka specialistë bullgarë. Megjithëqë çdo vit 8 mijë specialistë kompjuterikë mbarojnë 15 universitetet e vendit, biznesit nuk i mjaftojnë kuadro. Kjo për shkak se, një numër të madh prej programuesve kërkojnë dhe gjejnë punë jashtë shtetit. Krahas kësaj shihet një përqendrim i kuadrove në qytetet më të mëdha – kryesisht në Sofje dhe në Plovdiv. 85 për qind prej specialistëve IT punojnë në kryeqytet. “Synimi i qeverisë është, që sektori i teknologjive të informacionit dhe të komunikacionit të bëhet gjenerator dhe motor i rritjes reale ekonomike”, theksoi zëvendës ministri i ekonomisë Krasin Dimitrov. Indekset ndërkombëtare e radhitin Bullgarinë ndër viganët e tillë si India, Indonezia, Estonia dhe Singapori. Biznesi i teknologjive të informacionit dhe të komunikacionit ka më tepër orientim eksportues. Vendi eksporton prodhimin e vet në tregje të tilla të mëdha siç janë SHBA-ja, Kina, vendet skandinave, Gjermania.
“Rritja e pritur e sivjetshme në sektorin IT është deri në 20 – 22 për qind – parashikon zëvendës ministri Krasin Dimitrov. – Prioritetet e qeverisë kanë të bëjnë me rritjen e kualifikimit të kuadrove, që janë të domosdoshëm për sektor. Kjo është dega e vetme, në të cilën nuk ka papunësi dhe në të cilën specialistët e kualifikuar menjëherë pas mbarimit gjejnë punë.”
Vjet në teknologjitë e informacionit u investuan 10 milion leva, ose 5 milion euro. Mjetet ndihmuan për realizimin e pesë projekteve të mëdha. Për shkak të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës dhe të paqëndrueshmërisë së biznesit në këtë rajon, konkurrenca e lindjes bëhet më e ashpër. Lidhur me këtë Georgi Brashnarov thekson: “Jemi dëshmitarë të një vale të re në sektorin IT. Firma të mëdha nga Rusia, Ukraina, Bjellorusia brenda tri muajve të fundit u vendosën në Bullgari. Specialistët e teknologjive të informacionit e dinë Bullgarinë dhe programuesit bullgarë, të cilët janë të njohur në mbarë botën. Është me rëndësi, që specialistët bullgarë me përvojë të përfshihen në prodhimin e vlerës suplementare të shtuar.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..