Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Filmat e fëmijërisë” – koncert në Radion Kombëtare Bullgare

“Të pestë nga “Moby Dick”
Foto: arkiv

Muzikë të filmave të vizatuar dhe artistikë fëmijësh prezantuan këngëtarët e talentuar të koreve “Radiodeca” dhe “Shturçe” bashkë me Bigbendën e Radios Kombëtare Bullgare. Koncerti ishte në studion e parë të radios.

Melodi të paharrueshme të filmave bullgarë dhe të huaj u interpretuan në variante të ndryshme. Disa prej tyre u interpretuan për herë të parë në një aranzhim të ri, realizuar posaçërisht për koncertin. Edhe këngët e filmave të huaj u përkthyen në gjuhën bullgare nga Tatjana Ballova. Kështu publiku, që përbëhej kryesisht nga fëmijë tepër emocionuese u reagoi interpretimeve dhe këngëtarëve të vegjël. Programi i koncertit “Filmat e fëmijërisë” provokoi interesin si të të vegjlit, ashtu edhe të të moshuarit, të cilët u kthyen në  fëmijërinë. Dirigjenti i Bigbendës së Radios Kombëtare Bullgare Antoni Donçev tha: “Nuk mund të dallojë ndonjë këngë të dashur dhe të preferuar. Të gjithë më pëlqejnë, sepse secila më kujton diçka e paharrueshme nga vitet e fëmijërisë.” Për koncertin ai shtoi: “E realizuam bashkë me producentët e redaksisë “Muzikë fëmijësh” të Radios Kombëtare Bullgare. Si autor edhe i muzikës teatrore, kisha një interes të madh ndaj këtij koncerti dhe realizimit të tij. Përsa iu përket këngëtarëve të vegjël mund të them, se ata janë tepër spontanë dhe të sinqertë. Prandaj ata artistë të vegjël duhet t’i gëzojnë përkrahjes sonë. Reagimet spontane të fëmijëve janë ata, që paracaktojnë të ardhmen e një kënge. Nëse ata e pëlqejnë, kjo është një shenje e sigurt, se kjo muzikë do të mbetet dhe do të dëgjohet edhe në të ardhmen.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD