Në Bullgari u ndryshua Ligji i Kreditimit. Ndryshimet do të ndikojnë mbi tre mln konsumatorë, sektorin bankar dhe firmat të cilat lëshojnë kredi të shpejta. Rreth 10 mlrd euro janë detyrimet e konsumatorëve bullgarë ndaj bankave që përbën 23% të PBB-së. Kreditë e shpejta arrijnë 1 mlrd euro në vit. Pikërisht këto janë shkaqet për t’u ndryshuar ligji, sepse ka interesa që arrijnë deri njëmijë për qind.
Një nga ndryshimet ka të bëjë me heqjen e taksës mbi parapagimin e kredive hipotekare. Kështu personat të cilët kanë marrë deri tani kredi, do të shkojnë bankë më bankë për të gjetur kushte më të favorshme. Ekziston rreziku që ndonjë bankë të fillojë politikë agresive kundër bankave konkurrente, duke ulur çmimet me qëllim tërheqjen e më shumë klientëve. Kjo është e mirë për konsumatorin, por mund të bëjë sistemin bankar të lëkundshëm. Sektori bankar është kundër ndryshimeve ligjore. Ekspertët shqetësohen se interesat do të rriten dhe njëkohësisht do të pakësohet financimi i blerjes së pasurive. Po të zëmë se tani banka lëshon 80% të çmimit të banesës, në ofertat e reja do të ofrohen vetëm 50%.
Ndryshimi tjetër në Ligjin e Kreditimit është vendosja e tavanit prej 50% mbi shpenzimet e kredive. Ky ndryshim ndikon negativisht mbi firmat për kredi të shpejta. Ekspertët financiarë janë të mendimit se fajdeja do të lulëzohet. Sepse shumë firma për kredi të shpejta do ta transferojnë veprimtarinë e tyre në sektorin jo legal. Ata të cilët kanë nevojë për kredi të vogla dhe të shpejta do të shkojnë tek fajdexhiu, veprimtaria e të cilit nuk është tamam e rregullt.
Këto ndryshime në Ligjin e Kreditimit synojnë të pakësojnë mashtrimet me kushte të pasakta, si dhe blerjen e shpejt të mallrave të shtrenjta, pa u menduar për pasojat. Praktika në Evropë tregon se në shumicën e vendeve nuk ka tavan mbi kreditë dhe vendet të cilat e kanë aplikuar atë, tani po heqin dorë.
Problemi është se në kontratat e bankave shkrimi është me shkronja të vogla dhe shumë klientë ngatërrohen dhe e vënë firmën pa arsyetim. Me këto praktika të këqija klientët u bënë armiq të bankave. Çështja është kush do të shlyejë pagesën e fundit.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..