Dy ditë në Sofje mbahet Konferenca Ndërkombëtare me temë: “Siguria kibernetike në Evropën Juglindore”. Në të marrin pjesë ekspertë nga vendet e Ballkanit – Bullgaria, Rumania, Greqia, Maqedonia, Turqia etj., po ashtu përfaqësues nga Evropa Qendrore si dhe nga Organizata policore evropiane, Europol. Ndër organizatorët e konferencës është RIPE Network Centre, i cili kujdeset për burimet e kufizuara për përdorimin e internetit: adresat IP, sisteme autonome etj.
“Qëllimi është që të njihet shoqëria bullgare me teknologjinë e re të aplikimit të versionit 6 të adresave IP – deklaroi z. Svetosllav Najdenov nga Bulgarian Internet eXchange, i cili është ligjëruesi kryesor mbi temën për infrastrukturën elektronike. – E dini se versioni 4 i adresave IP, pra adresat në internet po pakësohen. Dhe duhet të aplikohet versioni 6. Kjo ka të bëjë me shumë probleme teknologjike. Në konferencën diskutohen pikërisht sfidat të cilat priten. Tema nuk ka të bëjë direkt me të dhënat personale. Që të funksionon mirë interneti, çdo pajisje – qoftë celular, qoftë kompjuter duhet të ketë adresë IP. Aktualisht në Bullgari adresat IP të versionit 4 mbaruan dhe duhet të aplikohet teknologjia e re. Rrjeti në internet duhet të ndërtohet nga fillimi. Ja pse konferenca është shumë e dobishme për internet-shoqërinë.”
Çfarë rekomandim do t’u jepni bullgarëve?
“Sa më të shpejtë të aplikojnë këtë teknologji paralelisht me atë të vjetër. Që të mos ndjejnë konsumatorët e fundit se diçka po ndryshon. Kjo është praktika në mbarë botën. Nuk ka standarde evropiane apo amerikane. Standardi është i njëjtë për të gjithë. Çdo rrjet në internet duhet të ketë nivel të sigurisë. Në konferencën diskutohet se si arrihet siguria përmes aplikimit të teknologjisë së re. Këtu marrin pjesë disa organizata të cilat përgjigjen për standardet.”
Cilat janë problemet në Evropën Juglindore në përgjithësi?
“Evropa Juglindore është shumë e zhvilluar për sa i përket internetit, në veçanti të shpejtësisë së tij. Problemi është se askush nuk nxiton të aplikojë versionin 6 të adresave IP (IPv6). Nuk nxitojmë sepse në versionin 4 ende ka mundësi. Po gjithsesi ky version do të mbarojë. Duhet të jemi një hap përpara në veprimtarinë tonë për sa i përket teknologjisë së re që ta aplikojmë atë në kohë. Organizata jonë BIX është vendi ku furnizuesit lidhen me njëri-tjetrin me qëllim internetin më të shpejtë. Në konferencën marrin pjesë edhe organizata të tjera për këmbim të internetit të shpejtë nga Maqedonia, Rumania, Greqia etj.”
Nesër në konferencën e sigurisë kibernetike do të ligjërohet mbi temën për mbrojtjen e të dhënave në aplikimin e versionit 6 të adresave IP. Ndër ligjëruesve është Aglika Klayn nga Qendra Evropiane Kundër Krimeve Kibernetike të Europolit.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..