Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

55 vjet Kori “Këngë malore”

Në fillim të prillit u mbushën 55 vjet nga themelimi i Korit “Këngë malore” një kor i cili këndon për bukuritë natyrore të atdheut tonë. Më shumë për historinë e këtij kori mësojmë nga zoti Kalin Balkanski që është drejtuesi i tij: “Drejtuesi i parë i korit është Rajço Angelov, ndërsa më shumë se 40 vjet drejtues artistik është Filip Avramov. Formacioni është një kor i përzier me katër zëra. Në repertorin ka më shumë se 200 kënga vepër të drejtuesit të tij artistik.”

Pas vitit 1959 Kori “Këngë malore” miqësohet me një kor burrash nga Drezdeni. Kështu filloi të këndonte edhe disa kënga alpine. Këndon po kështu muzikë ortodokse kënga të popujve të ndryshëm evropian.

Sipas traditës nga viti 1960 e këtej në fund të çdo viti organizojnë koncern të madh. Kanë bërë turne të shumta në shumë vende të botës. Kori është mbajtës i çmimeve prestigjioze. Sot koristët në të janë rreth shtatëdhjetë për organizimin e punës tregon Kalin Ballkanski: “Ne bëjmë nga dy prova çdo javë. Interesante është se shpesh këndojmë nën shoqërimin e fizarmonikës. Përveç në salla ne këndojmë edhe në të hapur. Sidomos gjatë verës në malin Vitosha para shtëpisë malore “Këngë malore”.

Më 12 prill në sallën “Bulgaria” do të zhvillohet koncerti solemn kushtuar jubileut. Do të marrim pjesë edhe në festivalin ndërkombëtar të këngës turistike “Me këngë o miq” Në fillim të qershorit kori do të marrë pjesë në edicionin e 26 të festës “Këngët e Bullgarisë”, ndërsa më 31 gushtë në majën e malit Vitosha Çerni Vrëh do të kumbojnë këngët e korit me rastin e 119 vjetorit të turizmit të organizuar në Bullgari”.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Fotografia është ofruar nga Kori “Këngë malore”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD