Javën që kaloi kryeministri i Bullgarisë, Pllamen Oresharski, shoqëruar nga disa ministra, biznesmenë dhe gazetarë, bëri një vizitë në Vietnam. Kjo vizitë përkoi me ngjarje të komplikuara. Nga njëra anë përplasi skandali me kompanitë jo të rregullta ndërkombëtare të shpërndarjes së energjisë elektrike, nga ana tjetër – Komisioni Evropian kërcënoi Bullgarinë me sanksionim dhe ndërpritje të fondeve evropiane. Në këtë kontekst pushtetarët bullgarë nuk e dinin çfarë pozitë të mbrojnë në lidhje me çështjen e Ukrainës – në favor të SHBA-së ose në favor të Rusisë.
Vizita e kryeministrit Oresharski në Vietnam filloi me hapjen e një restoranti bullgar në Hanoi. Ky është i vetmi restorant në kryeqytetin vietnamez me gjellë tradicionale bullgare. Në këtë lidhje në disa reportazhe televizive u bë fjalë për mishin e qenit i cili mish parapëlqehet në Vietnam në vend të mishit të qengjit dhe të derrit. Le të kujtojmë se në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, kur mijëra vietnamezë bënin studime dhe punonin në Bullgari, zhdukeshin qenët e pastrehë.
Pjesa zyrtare e vizitës filloi me takime të nivelit më të lartë. Kryeministri Oresharski pati takim me homologun e tij vietnamez, z. Nguen Tan Zung, me kryeparlamentarin z. Nguen Shin Hung dhe me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste Vietnameze, z. Nguen Fu Çong. Vietnami e falënderoi Bullgarinë për ndihmën në largimin e okupatorit amerikan nga territori vietnamez. Vetëm mund të imagjinojmë se çfarë ndjenja tëpërziera shkaktuan këto falënderimet te Pllamen Oresharski, kryeministër i një ish vendi komunist, i cili tashmë dhjetë vjet është anëtar i NATO-s dhe “strehon” bazat ushtarake amerikane në territorin e vet.
Gjithsesi kryeministri bullgar e respektoi protokollin. Ai deklaroi se Bullgaria e shoh Vietnamin si partner strategjik në Azinë Juglindore dhe se kërkon forcimin e prezencës ekonomike në këtë rajon. Kryeministri Oresharski po ashtu vuri në dukje se Bullgaria si një anëtare e BE-së, është e gatshme për të mbështetur Vietnamin në të gjitha nismat e tij lidhur me BE-në.
Vizita e delegacionit bullgar vazhdoi në qytetin Danang ku u mbajt një forum biznesi bullgaro-vietnamez. U bë e qartë se Vietnami ka interes të madh për të investuar në vend dhe për të blerë toka bujqësore. Megjithëqë para forumit z. Oresharski kishte deklaruar se ka potencial të madh në bashkëpunimin në sferën e mbrojtjes dhe punëve të brendshme, ndërmarrësit vietnamezë nuk treguan fare interes. Nga pala bullgare kishte interes në bashkëpunimin në fushën e turizmit, teknologjisë së lartë dhe shërbimeve konsultative.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..