10 prill viti 1979 ora 20 e 34 minuta. Drejt Kozmosit po niset anija kozmike “Sojuz-33” Me të fluturoi kozmonauti i parë bullgar Georgi Ivanov. Ai bën 21 rrotullime të plota rreth Tokës. Fluturimi është dinamik dhe dramatik, ndërsa bullgari arriti rekord në aeronautikën botërore me pulsin më të qetë në historinë e fluturimeve të pilotuara. Astronautët sovjetikë dhe amerikanë janë kategorik se fluturimi i Georgi Ivanovit ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për zhvillimin e aeronautikës. Kështu Bullgaria u bë vendi i gjashtë në botë që dërgon kozmonaut të vet në orbitë.
“Bullgaria do të ketë edhe kozmonautin e vet të tretë, sepse ka potencial të madh në fushën e studimeve kozmike – deklaron kategorikisht Georgi Ivanov në intervistë për Radio Bullgarinë. – Por që të merr pjesë vendi ynë në një fluturim tjetër kozmik, specialistët tanë duhet të përpunojnë program shkencor i cili të miratohet nga shtetet e mëdha kozmike dhe nga Agjencia Evropiane Kozmike. Ndërsa shteti duhet të qëndrojë prapa një programi të tillë.”
A është vështirë që të jesh i pari?
“Kur bën fluturim me avion, nuk mendon a do të jesh i pari, ose i dytë, kështu është edhe me fluturimet kozmike”, thotë ish piloti ushtarak. Në aeronautikën nuk ka “ ish” ose në pension. Georgi Ivanovi edhe sot ndihet kozmonaut. Dhe nuk është e rastit se çdo vit po zhvillohen kongrese të Asociacionit të pjesëmarrësve në fluturimet kozmike. Po diskutohen problemet si të Tokës, kështu edhe të Kozmosit. Deri tani në orbitë rreth Tokës kanë fluturuar 560 astronautë dhe kozmonautë nga më shumë se 20 vende, dhe më shumë janë nga Rusia dhe ShBA. Për 35 vjetorin Gerogi Ivanov pret mysafirë – elita kozmike nga Rusia, Polonia, Rumania, Hungaria , Çekia që do të merr pjesë në festimet dhe në konferencën e posaçme.
Po le të kthehemi 35 vjet prapa në ditën e fluturimit dhe të hedhim një sy në çantën e Georgi Ivanovit.
“Në stacionin orbital kisha me vete shumë gjëra – flamurin bullgar, libri “Historia sllavo bullgare”, dhe nga kryeqyteti i lashtë bullgar Pliska dhe nga maja Shipka – simbol i heroizmit për Çlirimin e Bullgarisë nga robëria osmane. Dhe kuptohet ushqime të prodhuara në Bullgari për Kozmosin. Atëherë Bullgaria ishte vendi i tretë në botë që prodhonte ushqime për Kozmos dhe vendi i gjashtë kozmik në botë.”
Si duket Toka nga Kozmosi?
“Paqësori, retë e bardha, detet e kaltra – është shumë e bukur. Nuk duket e vogël si një topëz, siç e vizatojnë shumica. Gjatë natës shihen dritat e qyteteve të mëdha, ndërsa kur jemi nga ana diellore nuk shihen sepse mbi to ka një perde të zezë. Që atëherë pash sa e ndotur është Toka dhe duhet të ruajmë.”
A do të ulemi në Mars?
“Kjo është ëndrra e shumë shkencëtarëve, ndërsa vështirë mund të thuhet kur njeriu do të shkelë këtë planet. Sepse duhet të jetohet dhe të punohet më shumë se një vit në kushtet e mungesës së gravitetit vetëm gjatë fluturimit deri në Mars. Ka shumë pengesa. Ka radioaktivitet të madh. Por shkencëtarët do të vazhdojnë të studiojnë këto elemente.”
A do të vijë momenti kur do të shkojmë për pushte në Kozmos?
Georgi Ivanov mendon se jemi larg kësaj ëndrre, por turistët po shtohen. “Pasi paguajnë disa dhjetëra milionë dollarë fluturojnë rreth 6 ditë e net.” Kozmonauti i parë shpjegon se me gjithë ëndrrat tona përgatitja e një fluturimi është i ndërlikuar i shtrenjtë dhe kërkon kohë. Nuk mund të kalohet pa pyetjen për kontakte me qytetërime t tjera. Kozmonauti i parë është pesimist, “por ka mundësi sepse nuk mund të jemi vetëm ne në galaktikën”.
Edhe pse është kozmonaut Georgi Ivanov është njëri “tokësor”. Por yjet e tërheqin. A ka dëshirë të fluturojë përsëri në Kozmos? “Natyrisht, kush nuk do të dëshironte të fluturonte përsëri e përsëri...”
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..