Dy janë premierat në afishen e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit gjatë muajit prill të këtij viti. Edhe të dyja janë orientuar ndaj fëmijëve. Ky është rezultat i interesit, i cili vëzhgohet gjatë disa viteve të fundit ndaj këtij programi, kurse ai është rezultat i kujdesit të tërë ekipit të teatrit ndaj krijimit dhe rritjes së shikuesve të vegjël.
Ndër tri komeditë muzikore të kompozitorit Aleksandër Vlladigerov është “Ujku dhe shtatë kecat”. Subjekti përrallor, sipas veprës së njohur të vëllezërve Grim, i tërheq vizituesit në Sallonin e madh të Operës së Sofjes. Spektakli i ri i befason vizituesit me një final të papritur. Julia Krësteva, regjisore dhe autore e libretos së spektaklit, na tregon se ujku në spektakël nuk vritet, siç është në përrallë, por dërgohet në Kopshtin Zoologjik. Në këtë mënyrë, sipas regjisores, e keqja neutralizohet, sepse në jetë duhet të ketë harmoni dhe mirëkuptim midis njerëzve. Orkestrimi i mjuzikëllit është bërë mbi bazën e xhazit klasik. Nëpërmjet tij i afrohemi botës së fëmijëve bashkëkohorë, prandaj ka theksa të veçantë të arritura në saje të multimedies dhe dritës.
Skenografja e spektaklit Pavlina Ojsterhus shton: “Dispononim mjaftë kohë që ta zhvillonim idenë dhe konceptin e shfaqjes, por një kohë të shkurtër për interpretimin e subjektit. Mendoj se u bë një spektakël shumë i bukur. Që gjatë repeticionit erdhën reaksionet e para të spektatorëve të vegjël – të fëmijëve të kolegëve tanë. Mendoj se publiku do të mbetet i kënaqur.”
Premiera tjetër në Operën e Sofjes është “Vajza e ruajtur në mënyrë të keqe”, me pjesëmarrjen e solistëve të teatrit. Është interesante se ky është një prej baleteve më të vjetra, që interpretohen edhe sot e kësaj dite. Për herë të parë u interpretua në vitin 1789 në Bordo. Muzika është e Lui Heroldit, kurse libretoja është përpunuar disa herë gjatë viteve të kaluar nga koreografë dhe dirigjentë të ndryshëm. Përpunimi i ri i veprës është i kompozitorit dhe dirigjentit Peter Ludvig Hertel. Baleti interpretohet në shumë teatro. Koreografja dhe regjisorja e pjesës bullgare “Vajza e ruajtur në mënyrë të keqe” është Riolina Topallova: “Subjekti zhvillohet në një fshat përrallor. Baleti është komik. Ai na paraqet një histori qesharake, ku vëzhgohet mospërputhje midis përfytyrimeve të prindërve për fëmijët e tyre dhe realitetit, sidomos kur të bëhet fjalë për zgjedhjen e të dashurit.”
Opereta klasike “Gjaku i Vjenës” i gëzon fansat e veprave të Johan Shtrausit – birit. Tani ata kanë mundësinë të shijojnë në Teatrin Muzikor disa prej veprave të tij më të dashura (”Lakuriqi i Natës”, “Baroni i Ciganeve”, “Një natë në Venecie”). Interpretimi i premierës së spektaklit është me regji të prof. Rumen Nejkov: “Punova shumë kohë, që ta ndryshojë këtë tekst. Kjo është opereta e fundit e Johan Shtrausit. Premiera u zhvillua disa muaj pas vdekjes së tij në vitin 1889. Ajo përbën një kompilim interesant prej melodive të bukura të Johan Shtrausit. Kjo është pjesa ime e 78-të. U përpoqëm për të bërë një spektakël dinamik, pa e shkurtuar muzikën.”
Dirigjenti Najden Todorov tha se ka një lidhje emocionale me operetën “Gjaku i Vjenës”: “Kjo është opereta e parë, me të cilën u ndesha, si të thuash, që si student në Vjenë.”
Protagonisti është një duk gjerman – një Don Zhuan tipik. Roli interpretohet nga Março Apostollov:“Kuptohet që prototipi nuk është i vështirë. Ky është një dashnor nga provinca, i cili gjendet në rrethet aristokratike të Vjenës. Për ne është një kompliment i madh për të punuar me dirigjentin Najden Todorov, si dhe me Rumen Nejkovin, profesori ynë nga Akademia. Ai i njeh shumë mirë mjetet shprehëse të aktorëve në këtë gjini.”
Kjo është premiera e parafundit në stinën 2013-2014 të Teatrit Muzikor Kombëtar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..