Sivjet në bregun verior të Detit të Zi pritet sezon i mirë turistik. Turistët e parë në pushimoren Varna priten të vijnë në fillim muajit maj. Priten grupe të mëdha turistësh kryesisht nga Rumania, të cilët do të festojnë ditët e Pashkëve në Bullgari.
Të punësuarit në sferën e turizmit shpjegojnë interesin për pushime verore në Bullgari me faktin se vendi, në veçanti pushimorja Varna u paraqit suksesshëm në forumet turistike ndërkombëtare. Këtë verë në pushimoret në veri të Detit të Zi priten dhjetëra mijë turistë gjermanë. Tradicionalisht në vend bëjnë pushime po ashtu dhe turistët nga Britania e Madhe, vendet skandinave, Polonia etj. Për sa u përket turistëve nga Rusia dhe Ukraina, hotelierët vendas shpresojnë se kriza në Krimë nuk do të ndikojë negativisht mbi sezonin turistik. Vitin e kaluar Bullgaria regjistroi rritje prej 13% të turistëve ukrainas. Hotelierët bullgarë besojnë se nëse pakësohen turistët nga Ukraina dhe Rusia, në vend të tyre do të shtohen turistët nga vendet e Ballkanit, në veçanti nga Rumania.
Pritet një numër i konsiderueshëm turistësh gjatë regatës “Tall Ships” në Varna, e cila garë do të mbahet nga data 30 prill deri më 3 maj. Administrata vendase mbështetet në valën e turistëve nga Lindja e Mesme. Para pak kohësh u bë e qartë se Varna ka aplikuar për pjesëmarrje në Federatën Botërore të Qyteteve Turistike në Kinë me synim tërheqjen e turistëve kinezë. Në shkallë botërore këta të fundit shënojnë rritjen më të madhe.
Aktualisht administrata e Varnës punon aktivisht në zgjatjen e sezonit veror. Për këtë qëllim u caktuan 180 mijë euro nga buxheti i bashkisë, të cilat euro do të shfrytëzohen për marketing jashtë vendit. Ideja është që të tërhiqen turistë jo vetëm për pushimet e zakonta në det, por edhe për turizëm mjekësor në rajon. Këtë verë mysafirët e bregut verior të Detit të Zi do të kenë mundësinë të përfshihen në turet nëpër pikat kulturore e historike. Më të vizituarit janë Manastiri Alaxha nga shekulli i XII-të dhe Muzeu Historik në Varna.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një tren special me vagonë retro do të udhëtojë çdo të shtunë dhe të diele gjatë korrikut në një itinerar nga stacioni Septemvri deri në stacionet Velingrad dhe Cvetino dhe në drejtim të kundërt me rastin e Festave të 51-ta Kulturore të Velingradit...
Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..
Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia)...