Para viteve një prej legjendave të “sportit të bardhë” Bozhidar Pampulov kishte thënë se në një ditë mund të mbikalosh vetën, por jo edhe nivelin e tenisit bullgar. Atëherë Bullgaria me Luben Genov dhe vëllezërit Pampulov eliminoi Belgjikën dhe u klasifikua për rrethin e tretë në Zonën Evropiane të Kupës “Dejvis”. Për katër dekada gjërat u ndryshuan shumë. U shfaqen motrat Maleevi, top-lojtarët Milen Velev dhe Orlin Stanojçev, ndërsa në kohë më të re Cvetana Pironkova dhe Grigor Dimitrov. Për një vend të vogël si vendi ynë kjo është shumë. Por a mjafton?
Gjatë fundjavës skuadra bullgare “Dejvis” dominoi në Athinë mbi skuadrën greke me katër kundrejt një fitore për mbetje në grupin e dytë evro-afrikan. Askush në Greqi nuk mendonte se mund të arrijë fitore mbi Grigor Dimitrovin. Pas ditës së dytë Bullgaria ishte përpara me 3:0 dhe gjithçka ishte e vendosur. Në dy takimet e fundit nuk kishte nevojë që Grigori të luante dhe e lënë debutantin e ri Dinko Halaçev. Për fat të keq ai humbi nga Aleksandros Jakupoviç. Është e mirë se Dimitër Kutrovski fitoi edhe dy ndeshjet dhe ishte partner i mrekullueshëm i Grigor Dimitrovit në ndeshjen me çifte, Kështu Bullgaria është e dytë në grupin evro-afrikan. Dhe këtu problemi është se nuk kalojmë në ligën më të lartë. Që të bëhet kjo nuk na mjafton vetëm Grigori. Kjo u pa edhe në ndeshjet e tjera për kupën “Dejvis” me Finlandën për shembull. Distanca midis Dimitrovit dhe të tjerët është 300 vende në ranglistën e ATP. Këta djem nuk kanë faj se nuk kanë talentin e tij. Ata paraqiten mirë në turnetë për nivelin e tyre dhe përparojnë. Por pikërisht ata, dhe jo Grigor Dimitrov përcaktojnë nivelin e tenisit bullgar. Ai e ka vendosur nivelin dhe ai është shumë i lartë. Ndërsa grekët aktualisht nuk janë ata me të cilët duhet të matemi. Ata shkuan në grup më të ulët. Por të hedhim sy në oborrin tonë. Aktualisht djem 14-15 vjeçar po shfaqen dhe po nisen në këtë rrugë. Po kjo është edhe tek vajzat pas Pironkovës. Gjithnjë bëhet kështu kur shfaqen “dallëndyshet e bardha” në këtë sport. Duhet të presim, na nevojitet kohë.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e..