Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mirosllava Kacarova prezanton projektin “Cinema”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Më 9 prill në “Sofia Live Club”, këngëtarja e xhazit Mirosllava Kacarova do të prezantojë projektin e vet më të ri “Cinema”. Ai është i frymëzuar krejtësisht dhe i është kushtuar artit të shtatë – kinemasë. Interpretuesja joshëse, në kompaninë e Veselin Veselinovit-Eko (bas, dhe i cili bën aranzhimet), Hristo Jocov (bateri) dhe Mirosllav Turijski (piano, aranzhime), do të bëjë një dërgesë muzikore drejt filmave si “Një burrë e një grua”, “Fol me të”, “Orfeu i Zi”, “Brazili”, “Buena Vista Social Club”... Këto shirita krijuan, ndryshuan dhe tronditën breza të tërë fansash.

“Ky projekt më emocionoj shumë – tregon Mirosllava Kacarova. – Ai përbën një zgjedhje personale nga filma, të cilët kanë ndikuar shumë në jetën time. Mes titujve janë krijime të regjisorëve të dashur si Vim Venders. Një prej tyre është “Krahë të dëshirës” – një film plot provokim me një kuptim të thellë. Kam zgjedhur Venders si regjisor dhe për shkak të vargut prej filmave muzikor. Prej tyre mora po kështu tema, të cilat bashkë me kolegët e tjerë i kemi transformuar në një formë kënge. Më shumë nga tekstet janë të miat, por ka dhe një të Elin Rahnevit, të shkruar posaçërisht për këtë program. Është e lidhur me temë nga filmi i Xhuzepe Tornatores “Kinemaja e Re Paradizo” – një regjisor tjetër i imi i dashur. Muzika në të është shumë e bukur. Është e shkruar nga Enio Morikone si një krijim simfonik. Morëm një fragment nga tema dhe e kthyem në këngë. Për këtë punoi më tepër Veselin Veselinov-Eko i cili është basist në formacion. Në fund të fundit u formuan forma të ndryshme muzikore, të frymëzuar nga origjinali. Për mua muzika është si një album i padukshëm, imagjinar. Ideja është të mund të ndajmë në bazë të një mënyre të përshtatshme, filmat të cilat i kam shikuar dhe zgjedhur. Kështu publiku merr pjesë dhe përfshihet në emocionet tona personale.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD