Të dhënat e fundit të Bankës Popullore Bullgare për gjendjen financiare të bankave tregtare në vend tregojnë se, gjatë shkurtit të këtij viti bankat në Bullgari kanë dalë në fitim. Ky fitim është afro 60% më i madh në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Vlera e tij është rreth 40 mln euro. Kjo shumë në fakt nuk është aq e madhe krahasuar me standardet ndërkombëtare, por nuk është për të nënvlerësuar duke u marrë parasysh kriza financiare e ekonomike në pothuajse të gjithë Evropën. Mos harrojmë se kriza do të thotë ulje të fitimeve.
Gjendja në bankat bullgare është pikërisht e kundërt – fitimet po rriten dhe dy muajt e parë të vitit janë gjithsej me 35% në bazë vjetore më të larta se ato të 2013-ës. Pra, vitin e kaluar bankat fituan 300 mln euro – me 9 mln euro më shumë se viti 2012. Nëse tendenca vazhdojë, atëherë pritet fitim prej 500 mln eurosh për vitin 2014, e thënë ndryshme pritet dyfishimi i shumës.
Dihet se bankat në Bullgari janë në formë të mirë dhe janë më stabile në krahasim me shumë institucione të mëdha financiare në Evropë. Pse është kështu? Së pari, bankat bëjnë përpjekje të mëdha për të pakësuar shpenzimet e tyre, përfshiu shpenzimet për interesin. Nënkuptohet se kjo nuk është në favor të depozituesve, por nuk ka zgjidhje tjetër. Si dyti, shumë banka bëjnë operacione të guximshme llogaritare dhe nuk kanë frikë nga kreditë e këqija. E gjitha kjo ndikon pozitivisht në bilancin e gjendjes së institucioneve financiare.
Ekspertët mendojnë se aktualisht vërehet në një farë mënyre ristrukturim financiar në sektorin bankar që, si duket, është dukuri e përkohshme. Fatkeqësisht fitimet nuk pasqyrojnë dinamikën reale dhe rritjen e ekonomisë, më tepër ato janë rezultat nga riradhitja e brendshme e aktiveve dhe pasiveve. Muajt në vijim do të konfirmohet a këto fitime janë reale dhe me ndikim mbi ekonominë apo janë vetëm në letër.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..