Festivali do të hapet me një koncert të Kamelia Milladinovës bashkë Kersten MakKol. “Koncerti më 3 prill përbën një recital për flaut dhe piano – thotë Kamelia Milladinova. – Kersten Makkol, i cili luan në flaut, është gjerman, i cili punon dhe banon në Holandë. Ai është flautisti i parë i Orkestrës Koncertgebau, është pedagog në Konservatorin në Amsterdam. Për mua ai është një muzikant i jashtëzakonshëm dhe një koleg shumë i vlershëm. Punojmë së bashku që prej shumë vitesh. Pjesëmarrja jonë në edicionin e XVII-të “ppIANISSIMO” është me ftesë të profesoreshës Stella Dimitrova – Majstorovës. Programi përfshin para se gjithash vepra bashkëkohore, por i kemi kushtuar një vend të posaçëm Bahut.”
Kamelia Milladinova nuk merr pjesë për herë të parë në “ppIANISSIMO”. Gjatë vitit 2001 ajo zhvilloi një recital solo në skenën e tij. Interpretuesja që nga vitet e saj studentore ka interes për muzikën klasike bashkëkohore. Pas mbarimit të arsimit të saj të lartë Svetlla u vendos për të banuar në Holandë. Atje pianistja për herë të parë u kushtoi një vëmendje të madhe kompozitorëve më pak të njohur. Përveç se është pedagoge në Konservatorin në Roterdam, Kamelia Milladinova është dhe një artiste aktive, që jep shumë koncerte, por gjithmonë gjen vend në repertorin e saj për vepra, të kompozuara në shekullin e XX-të dhe në shekullin e XXI-të.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikantja e Vitit" e Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivache” të programit “Horizon”.Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikantja e Vitit" e Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..