Ekonomia bullgare radhitet në një nga vendet e fundit bë BE për nga efektiviteti dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Prodhimtaria e punës e bullgarëve vazhdon të jetë në fund të klasifikimit evropian. Deri sa një evropian gjatë vitit 2012 ka krijuar mesatarisht për orë 32,2 euro, gjatë po këtij viti një punëtor bullgar ka prodhuar 7 herë më pakë vlerë rreth 4,8 euro për orë. Këto janë të dhëna nga shërbimi statistikor evropian. Përveç kësaj Bullgaria eksporton në vendet e tjera evropiane para se gjithësh lënda të para dhe më pak mallra me vlerë të lartë të shtuar si për shembull makina, që flet se ekonomia bullgare siç duket nuk arrin të optimizojë jo vetëm punën e njeriut por edhe burimet me të cilët prodhon. Për këtë arsye gjatë vitit 2011 mesatarisht për tërë BE efektiviteti i shfrytëzimit të burimeve ka qenë 8 herë më i lartë se sa në Bullgari.
Të gjitha këto fakte tregojnë se ekonomia bullgare nevojitet nga modernizim i konsiderueshëm. Ndërsa kjo do të thotë aplikim i teknologjive dhe pajisjes së re me fjalë të tjera – inovacione. Nuk ka dyshim se çdo ndërmarrje në vend ka dëshirë të prodhojë mallra moderne dhe të afta për konkurrencë që të kërkohen si në tregun e brendshëm, kështu edhe në tregjet ndërkombëtare. Problemi është që të modernizohen sistemet e prodhimit dhe menaxhimit janë të nevojshme mjete financiare, që pas krizës në shumë raste po mungojnë. Dhe pikërisht këtu në plan të parë del roli i shtetit.
Askush nuk do dhe nuk kërkon prej tij t’i jep para biznesit për të blerë makina dhe pajisje të reja, por të gjithë presin që ai të krijojë kushtet e nevojshme politike, ekonomike, fiskale dhe ligjore që biznesi më lehtë me më lirë të investojë në inovacione dhe modernizim. Shumë domethënëse janë fjalët e zëvendës kryeministres Daniela Bobeva mbi politikën ekonomike sipas së cilës qeveria ka politikë aktive për sa u përket inovacioneve. “Ndamë 20 milionë levat e para në buxhetin për inovacione. Por unë jam e bindur, se sektori privat është ai i cili do të krijojë ekonomi mbi bazën e inovacioneve”, thekson Bobeva. Sipas saj është me rëndësi që shkenca dhe ekonomia të flasin në një gjuhë, që të përgatiten ato kuadro që janë të nevojshëm për ekonominë. Kohët e fundit gjithnjë më aktuale bëhet tema e riindustrializimin e vendit. Dhe në këtë drejtim qeveria po përpiqet që të luajë rol aktiv dhe për këtë qëllim po përgatit program për riindustrializim. U bë e qartë se në të theksi do të vihet mbi aplikimin re inovacioneve në ndërmarrjet si mjet për gjenerimin e rritjes më të madhe ekonomike. “Duam që të mbështetin shoqëritë me inovacione me teknologji dhe prodhime të mençura që mund të jenë të aftë për konkurrencë”, komenton ministri i ekonomisë Dragomir Stojnev. Qëllimi është nga eksportues i lëndëve të para Bullgaria të kthehet në vend me ekonomi e cila eksporton prodhime që të ketë më shumë qëndrueshmëri më të madhe. Si edhe në shumë fusha edhe në këtë drejtim Bullgaria do të shpresojë në BE me ndihmën e Programit të ri operativ “Inovacione dhe aftësi për konkurrencë”.Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..