Nxënës bullgarë përsëri na dhanë shkak të mund të krenohemi. Ekipi i Nedellço Llaskovit, Ivan Popovit dhe Atanas Kovaçevit kanë fituar dekoratën më të lartë të NASA-s në konkursin e përvitshëm për projektimin e stacionit kozmik, njoftoi botimi elektronik SciFi.bg. Të tre djemtë, të cilët edhe tani janë nxënës në klasën e 11 në Gjimnazin Matematikor në qytetin Varna, krijuan projektin inovativ “Green Space”, i frymëzuar nga idetë e gjelbra të “Greenpeace”. Ai e mposhti konkurrencën serioze mbi 600 propozime nga e gjithë bota.
Bullgarët e rinj kanë punuar mbi të në vazhdim të dy vjetëve nën drejtimin e doktoreshës Vesellka Radeva nga Observatori i Varnës dhe të Sillvia Zaharievës, pedagoge në fizikë në Gjimnazin Matematikor të Varnës. Problemet bazë të cilat i zgjidh “Green Space”, janë spastrimi i hapësirës rreth tokës nga plehrat kozmike, neutralizimi i asteroideve të rrezikshme rreth Tokës dhe punimi i minierave për lëndë të dobishme prej tyre, si dhe zhvillimi i një sërë rretheve shkencore, për përparimin e të cilëve Kozmosi ofron kushte të përshtatshme dhe mundësi të reja. Siç thonë vet nxënësit, “Kozmosi është jo vetëm e ardhmja jonë, por dhe e ardhmja e fëmijëve tanë! Jemi të detyruar t’ia japim si trashëgimi në një pamje të pastër, të ruajtur dhe të parrezikshme.”
Projekti i djemve përbën një stacion kozmik lëvizës, i ndërtuar prej nëntë unazave. Çdo një kryen një funksion të caktuar dhe mund të vërtitet me shpejtësi të ndryshme, duke krijuar forca të ndryshme të gravitimit. Banesat e kolonizatorëve janë të përgjithësuar në unazën më të madhe, të projektuar kështu që të mund të sigurojë një mjedis maksimalisht të shëndetshëm dhe komod. Në të mund të jetojnë deri më 20 000 veta – një qytet mesatarisht i madh, i cili vërtitet me një shpejtësi të madhe prej një qarkullimi të plotë për një minutë. Banesat e kolonizatorëve bëjnë përshtypje me dizajnin e vet futuristik – LED mure ndërrojnë ngjyrat e veta, dritarja “projekton” peizazhe të ndryshme, mobiliet nxirren dhe futen në depo të posaçme në mure. Në unazat e tjera organizohet dhe koordinohet mbledhja e mbeturinave kozmike, nxjerrja e metaleve të vlefshme nga asteroidet, veprimtaria shkencore-studimore, metalurgjia, prodhimi i ushqimeve e të tjera. Nxënësit dhe drejtuesit e tyre krenohen me faktin se, çdo një vendim i propozuar prej tyre është krejtësisht e përshtatshme me shkencën. Ekipi dhe përpara kësaj ka fituar dekoratë nga NASA-dekoratë të dytë gjatë vitit 2012, por sivjet janë në shkallën mundësisht më të lartë.
“Green Space” nuk është projekti i vetëm bullgar, i dalluar me dekoratën e NASA-s. Projekti për stacionin kozmik “Daphne” fitoi dekoratë të parë të jurisë për nxënës nga klasa e 12, kurse “Akva de Vita” – një koloni kozmike, e cila duhet të marrë ujë nga kometat,është e dekoruar me një dekoratë inkurajuese. Kështu tri projektet bullgare të dërguara sivjet dalin se janë mes më të mirëve në botë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe..
Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për..
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na..