Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prognoza për zhvillimin e tregut të punës

БНР Новини
Mësuesit do të bëhen ndër specialistët më të kërkuar gjatë pesë viteve të ardhshme.
Foto: BTA

Vetëm për një vit Bullgaria përpunoi model për prognozë të domosdoshmërisë prej forcës pune në një periudhë afatmesëm dhe afatgjatë – përkatësisht deri në vitin 2018 dhe deri në vitin 2028. Në shtete të tjera kjo do mjaft vjet punë të ekipeve solide shkencore. Në Bullgari katër veta, të cilët bazohen mbi të dhënat e statistikës kombëtare, Instituti Kombëtar i Sigurimeve, Agjencia Kombëtare mbi të Ardhurat, si dhe të praktikave të afirmuar ndërkombëtare dhe evropiane, krijuan një model matematikor, i cili tregon sektorët me potencial për vende të reja pune dhe kërkimin e kuadrove me një kualifikim të caktuar.

“Në kuadrin e këtij projekti përpiqemi të bëjmë prognoza për nevojat e tregut të punës – thotë ministri social Hasan Ademov. – Dhe çfarë karakteristikash duhet të ketë forca e punës, që të mos të arrijmë deri në një situatë, në të cilën ka propozim të vendeve të punës nga ana e biznesit, kurse nga ana tjetër – pamundësi që tregu i punës t’i përgjigjet, për shkak të kualifikimit, të cilin e ka krahu ynë i punës. Në këtë mënyrë do të shikohet se prej çfarë specialistësh ka nevojë, kurse kjo ndikon mbi pranimin në shkollat profesionale dhe në shkollat e larta mësimore. Kjo është mënyrë të evitojmë këmbimin e njohur midis kuadrove, të cilat i propozon sistemi i arsimit, dhe kjo, të cilën e kërkon biznesi si krahë pune.”

Në të ardhme ekonomia do të ketë nevojë me tepër prej specialistëve me arsim të mesëm me një kualifikim profesional, tregojnë të dhënat nga modeli i prognozuar. Kjo punon në dobi të sistemit të parashikuar dual të arsimit profesional, tek i cili teoria dhe praktika ecin dorë për dorë. Me një shans të vogël për të gjetur punë janë njerëzit me një kualifikim të ulët. Deri në vitin 2018 më shumë vende të hapura pune, përkatësisht mundësi për punë, do të ketë në tregti, në remontin e automobilave, arsim, ndërtim, transport e të tjera, tregojnë të dhënat. Kjo me siguri do të pakësojë numrin e njerëzve pa punë, të cilët tani i tejkalojnë 400 mijë veta. Sipas të dhënave të Agjencisë mbi Punësimin, rreth gjysma prej tyre ose 180 mijë veta, të regjistruar në byrotë e punës, janë me një arsim tetëvjeçar ose dhe më të ulët të arsimit. Në 4 vjetët e afërta tregu i punës do të vazhdojë të ketë uri për mjekë, inxhinierë, IT specialistë, mësues, operatorë të makinave e të tjerë. Dhe kjo nuk mund të jetë ndryshe, me qenë se Bullgaria prej kohe eksporton një krahë pune të kualifikuar lartë. Sipas ekspertëve të Dhomës Ekonomike Bullgare, çdo një i katërt nga ata të cilët kanë përfunduar arsimin e vet të lartë punon jashtë shtetit.

Iskren Angjellov drejtues i projektit, sqaron: “Më shumë njerëz me arsim të lartë gjatë vitit 2018 do të jenë të zënë në veprimtarinë ekonomike, në arsim – 135 mijë, në vendin tjetër me pak më shumë se 90 mijë vende pune renditet veprimtaria ekonomike “tregti, renovim të automobilave”. Në vend të tretë më shumë vende pune për njerëzit me arsim të lartë do të ketë në sferën e drejtimit shtetëror, pasojnë sistemi i sigurimit, dhe shëndetësia. Kuadro me arsim të mesëm do të kërkohen përsëri në tregtinë me automobila, si dhe në mirëmbajtjen e tyre. Pason ndërtimi, ku prognozat tregojnë se, ky është një nga sektorët me potencial për rritje dhe në një periudhë afatshkurtër do të ketë hapje të vendeve të reja të punës.”

Transporti, logjistika, industria e tekstilit, shërbimet, turizmi, prodhimi i produkteve ushqimore, pijet dhe prodhimet e duhanit janë sektorët, të cilët janë perspektiv gjatë kërkimit të punës. Në qoftë se ndalemi me detaje mbi sferën e arsimit, të dhënat nga modeli i prognozuar tregojnë se, gjatë katër vjetëve të afërta më i madh është kërkimi i mësuesve për arsimin e mesëm – nga klasa e 5 deri në klasën e 12. Në sferën e financave do të jenë të domosdoshëm punonjës me arsim të lartë për në arka, kurse në shëndetësi përveç menaxherëve shëndetësorë do të kërkohen dhe infermiere.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD