Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Performancat e Mario Stançevit në Operën e Lionit

БНР Новини
Foto: Allbena Bezovska

Nga data 26 mars deri më 29 mars skenës së Operës së Lionit i ngjitet pianisti i shquar bullgar Mario Stançev. Ai prezanton projekte autoriale dhe fton formacione me të cilat ka bashkëpunuar vitet e fundit. Ndër interpretuesit e ftuar ka dhe disa bullgarë.

Mario Stançev ka lindur në Sofje në një familje muzikantësh. Babin e ka bullgar, ndërsa nëna e tij është franceze. Pianisti ka filluar karrierën e tij në Bullgari dhe pas kësaj është vendosur në Francë. Vite të tëra ka ligjëruar në Departamentin e Xhazit të Konservatorit të Muzikës në Lion. Është shpërblyer me disa çmime për kontributin e tij në zhvillimin e kulturës së qytetit francez. I pyetur çfarë kombësi ka – bullgare apo franceze, Mario Stançev u përgjigj kështu: “Kombësia ime është ajo e muzikantit.”

“Brenda javës do të jap tri koncerte në mbrëmje dhe po ashtu dy koncerte të tjera pasdite – thotë pianisti i njohur. – Do të koncertoj së bashku me formacionin tim “Trio Origines”. Në muzikën tonë dallohen elemente të folklorit bullgar, të muzikës etno, elemente romantike etj. Solist i ftuar është  Louis Sclavis i cili i bie klarinetës. Më 28 mars me grupin “New Bulgarian Trio” do të japim koncert me muzikë xhaz nga albumi i fundit, të cilin album do të prezantojmë po ashtu edhe në Bullgari. Në trion bëjnë pjesë bateristi Hristo Jocov dhe kontrabasisti Dimitër Karamfillov. Në projektin tjetër “Trioja e hapur” kam ftuar Laurent Blumenthal i cili i bie saksofonit, si dhe Stojan Jankullov (perkusione). Për publikun do të jetë interesante të dëgjojë “Pianos Battle” (Beteja e pianos) – një projekt i realizuar së bashku me disa studentë të Konservatorit të Lionit. Koncerti “Goldberg or not Goldberg” për dy piano mbi veprën e shquar të Bahut “Goldberg variacione” pasqyron më së shumti pasionin tim për muzikën klasike. Partner i imi është Samuel Fernandez. Më vjen mirë se Opera e Lionit më dha mundësinë të nxjerrë në pah performancat e mia.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Loti i fundit” i këngëtares Mihaella Fileva

Kënga më e re e Mihaella Fileva – “Loti i fundit” shoqërohet me një video të realizuar nga vetë këngëtarja. Viti 2025 është një vit i fillimit të ri për të, pasi ajo merr drejtimin e një artisti të vetë-prodhuar me një shpërndarës të ri dhe një kanal..

botuar më 25-01-15 8.10.PD

Papi Hans me një projekt të ri emocional – “Parkingu”

Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..

botuar më 25-01-14 8.10.PD
Grupi Tangra

"Qyteti ynë"

Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..

botuar më 25-01-13 8.25.PD