Kriza në Ukrainë vazhdon të shkaktojë jehona të ndryshme anë e mbanë botës. BE-ja ende nuk ka pozitë unike për problemin. Një pjesë e vendeve anëtare janë kundër sanksioneve të mëdha, kurse disa të tjera janë për vendosjen e sanksioneve të tilla. Bullgaria mbeti në grupin e parë, duke theksuar se sanksione më të rrepta ekonomike kundër Moskës mund t’i shkaktojnë vendit tonë dëme serioze në rast përgjigjeje nga ana e Rusisë. Këtë pozitë kryeministri Oresharski e mbrojti kategorikisht në një mbledhje të Këshillit Evropian ditën e enjte. Mirëpo Presidenti Plevneliev mbeti në anën tjetër. Gjatë vizitës së tij në Londër ai kritikoi ashpër Rusinë për ndërhyrjen e saj në Ukrainë dhe deklaroi se qeveria bullgare nuk duhet të përmbahet nga përkrahja e sanksioneve më të rrepta ekonomike kundër saj. U duk qartë se një problem i jashtëm për Bullgarinë, siç është ai i Ukrainës, ka shkaktuar kundërshtime midis dy faktorëve kryesorë në politikën e brendshme të vendit – kreu i shtetit dhe pushteti ekzekutiv. Kundërshtime kishte edhe në Kuvendin Popullor. Partia Socialiste Bullgare shpalli se është kundër përdorimit të forcës ushtarake. GERB dënoi ashpër veprimet e Moskës, kurse Ataka përkrahu krejtësisht palën ruse. Nuk u arrit deri në shqyrtimin e deklaratave të tri forcave, me shpresën se do të përgatitet vetëm një deklaratë e tillë. Në fund u mor vendim që të priten qëndrimet e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga Presidenti për të hënën në vijim. Ministri i jashtëm Kristian Vigenin duhej të sqaronte për herë të dytë para parlamentit rreth pozitave të qeverisë për krizën. Nga e gjithë kjo u nënkuptua se vazhdon të ketë kundërshtime midis kabinetit dhe një pjese të Koalicionit të majtë për Bullgarinë. Disa deputetë nga Koalicioni janë të pakënaqur se me veprimet e veta qeveria faktikisht legjitimon autoritetet e reja në Kiev, të cilat ende nuk e kanë justifikuar para botës dhunën në Ukrainë. Tani për tani nuk ka shans për shpalljen e pozitave unike në Sofje sa i përket krizës në Ukrainë. Dy muaj para se të zhvillohen zgjedhjet evropiane në fund të majit u bë e qartë se tema “Ukraina” do të jetë një prej më të nxehtave në debatin paraelektoral.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaAthina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..