Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristina Beleva dhe Petër Millanov me album të ri – “Le të të rrëfej”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“Le të të rrëfej” titullohet albumi i ri i duetit folklorik Hristina Beleva dhe Petër Millanov. Ai nxirret pasi në treg është lëshuar albumi i tyre i parë “Në fokus”. Me mandolinë dhe kitarë dhe me pak zë, dy muzikantët ndajnë pasionin e përbashkët pas muzikës popullore.

Kombinimi i instrumenteve nëpërmjet të cilave artistët “rrëfejnë”, është i jo zakontë, por shumë i bukur. Hristina dhe Petër janë takuar në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore “Filip Kutev”. Së bashku kanë marrë pjesë në shumë projekte muzikore. Ndaras mund t’i dëgjojmë ata në formacione të ndryshme. Hristina është anëtare e grupit “Bulgara”, ndërsa Petër bashkëpunon me fyelltarin Teodosi Spasov.

Çfarë do të thotë ky album i ri për dy muzikantët?

“Le të të rrëfej” është vazhdim i rrugës së përbashkët artistike që kemi ne të dy – thotë Petër. – Albumi përcjell botëkuptimin tonë për muzikën popullore. E përcjellim atë në formë kënge e instrumentali.  Me anë të kitarës bëj kështu që pjesët të jenë harmonike. E marrim ndonjë improvizim si bazë dhe mbi të e ndërtojmë muzikën. Albumi i ri përfshin nëntë pjesë të autorit.”

Cila është receta e muzikës së bukur?

“E gjetëm njëri-tjetrin dhe u përshtatëm shumë me njëri-tjetrin, duke i realizuar idetë muzikore – tregon Hristina. – Drejtojmë vëmendje të madhe si te melodia, ashtu dhe te harmonia e kompozimeve. Vazhdimisht kërkojmë diversitetin e tingujve. Në mënyrë spontane improvizojmë me folklorin dhe më gëzon fakti se e bëjmë muzikën popullore më të arritshme për të rinjtë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD