Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A u bë bullgari një konsumator i vërtetë evropian?

БНР Новини
Foto: arkiv

Një e treta e të gjitha ankimeve në Qendrën Evropiane të Konsumatorëve në Sofje janë lidhur me psonisjen në internet. Pas kësaj janë problemet e transportit dhe ato të hotelit. Në qoftë se nuk jemi të qartë se cilat janë të drejtat e konsumatorëve evropianë, mund të gjendemi në situata, ku jo vetëm se harxhojmë më shumë para sesa duhet, por edhe nevrikosemi tepër shumë. Qendra të konsumatorëve ka në çdo një shtet të BE-së, si edhe në Islandë dhe Norvegji. Po të mendojmë se të drejtat tona janë të shkelura, duhet t’u drejtohemi pikërisht këtyre qendrave, pavarësisht në cilin shtet ndodhemi. Mirëpo, a jemi vërtetë të qartë se çfarë duhet të bëjmë në raste të tilla?

Ka raste më të ndryshme, thotë Ignat Arsenov, drejtori i Qendrës Evropiane të Konsumatorëve në Sofje. 80 për qind e të gjitha ankesave të parashtruara në këtë qendër, janë të bullgarëve, të cilët kanë pasur probleme me ndonjë tregtar të huaj. Të tjerat janë të shtetasve të huaj kundër tregtarëve bullgarë.

“Një bullgare, për shembull, kishte blerë online një mashë për flokët, dhe kishte konstatuar se pasi masha vihet në kontaktin elektrik, ngrohet shumë ngadalë. Mirëpo tregtari rumun, nga i cili ajo e kishte blerë mashën, nuk e pranonte prapë pajisjen defekte për shkaqe higjienike, sipas fjalëve të tij. Pas ankesës së bërë te ne, konsumatorja bullgare arriti t’ia kthejë tregtarit mashën dhe t’i marrë paratë prapë. Në fakt ajo e ka këtë të drejtë, në rast se e ka bërë ankesën në kuadrin e 7 ditëve të punës.”

Në Qendrën Evropiane të Konsumatorëve nuk janë pak ankesat e lidhura me fluturimet e vonuara, ose të anuluara të aviokompanive, ose për bagazh të dëmtuar, ose të humbur. Reklamimi i menjëhershëm është i detyrueshëm, që të përgatitet shpejt një protokoll për bagazhin e humbur. Në qoftë se ai nuk gjendet brenda 21 ditëve, bagazhi shpallet i humbur dhe pronari i tij duhet të kërkojë dëmshpërblim nga aviokompania. Në qoftë se fluturimi vonohet, klienti ka të drejtën e dy telefonatave falas, duke e pritur avionin, që të informojë të afërmit e tij për vonesën – thotë Ignat Arsenov. Në qoftë se vonimi është më se 2 orë, aviokompania është e detyruar për t’i vendosur klientët në hotel. “Në rast se vonesa është më se një ditë, klienti ka të drejtën e qëndrimit në hotel disa net, derisa të mbërrijë avioni – shpjegon Ignat Arsenov. – Aviokompania është e detyruar ta ndryshojë itinerarin, kur fluturimi është anuluar ose është refuzuar aksesi te bordi i avionit. Klienti ka të drejtën e udhëtimit falas me ndonjë avion tjetër të një aviokompanie tjetër, fluturimi i së cilës është pas dy, ose tri orësh për shembull. Në rast se ai refuzon fluturimin ditët në vijim, ai mund t’i marrë prapë paratë për biletën. Në raste të tilla dhe në kushte të veçanta konsumatori ka të drejtën e pagimit të një dëmshpërblimi me përmasë nga 250 deri më 600 euro, në varësi të distancës dhe përmasës së vonimit. Për fluturimet më të gjata jashtë BE-së – mbi 3500 km dhe kur vonesa është mbi 5 orë, dëmshpërblimi është 600 euro. Ai nuk paguhet në dy raste – së pari, kur aviokompania e ka lajmëruar udhëtarin 14 ditë para fluturimit dhe së dyti – kur vonesa e fluturimit është për shkaqe objektive, për të cilat aviokompania nuk ka faj – për shembull kushte të këqija meteorologjike, greva, fluturime të ndaluara etj.”

Zakonisht shtetasit e huaj ankohen nga cilësia e shërbimit gjatë udhëtimeve turistike te ne – hoteli nuk disponon kushtet e nevojshme, pastërtia dhe shërbimet nuk janë të nivelit të duhur, megjithë kategorinë e hotelit, ose kërkohet një çmim më i lartë. Nganjëherë ka kushte të fshehura – shton Ignat Arsenov. Në rast se paguani me kartë krediti – ka shuma të bllokuara, të cilat pas kësaj debllokohen, megjithatë kërkohet që klienti të paguajë disa shuma cash. Aktualisht Qendra Evropiane e Konsumatorëve në Sofje është duke punuar mbi një rast të ngjashëm. Bëhet fjalë për një grua nga Letonia, e cila ka blerë produkte për mjekim me bimë mjekësore nga një tregtar bullgar. I ka paguar produktet me kartë krediti, por nuk i ka marrë produktet përkatëse.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD