Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandra Zhekova – rruga drejt suksesit dhe çmimi i tij

БНР Новини
Foto: BGNES

Dhjetë vite të tëra 26-vjeçarja Aleksandra Zhekova është në elitën e sporteve ekstreme. Sportistja bullgare garon në stilin “border cross” të snouboard-it. Që nga mosha 8-vjeçare rrëshqitet në borë. Vetëm 16 vjeçe ajo nisi të përfaqësojë Bullgarinë në gara të ndryshme ndërkombëtare. Kur ka qenë e vogël ka ëndërruar të bëhet aviatore e aeroplanit gjuajtës. E thërrasin Aleksandrën: “E re dhe e bukur. E shpejtë dhe vajzë ekstreme, joshëse e inteligjente. E lindur fituese.” Anët e saj të forta janë fitimi, eliminimi i frikës, përsosja e teknikës së rrëshqitjes.

Aleksandra Xhekova është fituese e Kupës së Evropës 2006. Në garën e Kupës së Botës ajo ka zërë dy herë vendin e parë, tetë herë vendin e dytë dhe pesë herë – vendin e tretë. Në moshën 17-vjeçare sportistja bullgare ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Torino. Në Olimpiadën e 2010-ës në Vankuver të Kanadasë e kishte plagosur këmbën. Të njëjtën gjë u bë edhe sivjet në Lojërat Olimpike në Soçi. Aty ylli bullgar i snouboard-it mbeti e pasta. Në finalen dramatike midis garueseve të snouboard-it italiania Mikela Majoli e rrëzoi Aleksandrën në kërcimin e fundit dhe ajo nuk arriti të fitonte bronzin. “Rruga drejt suksesit është e gjatë dhe e vështirë. Kur e pësoj dështimin, mbyllem në vetvete, por disa ditë pas kësaj ngrihem në këmbë dhe e marr veten. Qëllimi është një – të jem numër 1”, pohon Aleksandra Zhekova.

Zakonisht ekipet e elitës përbëhen nga katër trajnerë, terapist fizik, psikolog etj. Mirëpo, Aleksandra përgatitet për garat vetëm me të atin Viktor Xhekov. Ky i fundit është një nga të parët të cilët kanë popullarizuar sportin e snouboard-it në Bullgari.

Sezoni 2013-2014 ishte i suksesshëm për Aleksandra Zhekovën, duke u renditur në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të Kupës së Botës në stilin “border cross”. Megjithëse në Spanjë u eliminua në finalen e madhe, pasi pësoi humbje nga francezja Natali Moen Loko, e jona fitoi finalen e vogël. Garuesve të rinj të snouboard-it Aleksandra u uron: “Ji pak i çmendur, mos i respekto gjithmonë aq rreptë rregullat dhe përpiqu të jesh perfekt në çdo veprim që bën. Sigurisht një ditë do të shpërblehesh.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov (majtas) dhe Novak Gjokoviq

Grigor Dimitrov mposhti Novak Gjokoviq në një ndeshje bamirësie në Sofje

Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..

botuar më 24-09-18 8.56.PD
Grigor Dimitrov (djathtas) dhe Novak Gjokoviq

Grigor Dimitrov dhe Novak Gjokoviq takohen në një ndeshje bamirësie në Sofje

Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..

botuar më 24-09-17 2.39.MD
Bullgaret kundër Zimbabvesë (nga e majta në të djathtë): Nurgyll Salimova, Viktoria Radeva, Bellosllava Krësteva dhe Gergana Pejçeva

Shahistet bullgare e nisën me fitore pjesëmarrjen në Olimpiadën e Budapestit

Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..

botuar më 24-09-12 9.48.PD