Dita e Verës, meqë se ka rrënja pagane, festohet në shumë vende të Ballkanit. Në Bullgari festimet organizohen më 1 mars kur lidhet verorja në duar. Verorja mbahet deri sa të shihet lejleku i parë apo pema e çelur. Në Shqipëri Dita e Verës festohet një herë më 1 mars në rrethin e Korçës dhe një herë më 14 Mars. Në Veriun e Shqipërisë fijet e kuqe e të bardha të cilat dredhen për t’u lidhur në duar nuk është zakon i përhapur. Po, si festohet në kryeqytetin shqiptar?
Duke e gjetur veten në qendrën e Tiranës fiks më 14 mars, e pamë gjithë qytetin plot e përplot njerëz, të cilët ecnin në drejtime të ndryshme dhe shijonin rrezet e diellit. Verorja, e cila supozohet të jetë simboli i Ditës së Verës, kishte marrë lloj-lloj trajtash e ngjyrësh.
Në Tiranë nuk mungonte as shitja e ballokumeve. Në çdo qoshe dëgjohej “Ballokume, prodhim Elbasani”, “Blini ballokume për Ditën e Verës”. Dhe jo pse ka dallim i madh midis gatimit të kësaj ëmbëlsire në vendet e ndryshme, ne vendosëm të ndalonim në stendën e prodhimeve nga Elbasani. Sepse kur themi Dita e Verës mendja shkon tek Elbasani ku ballokumja është gatim karakteristik për këtë qytet të lashtë. Çdo vit Dita e Verës aty festohet madhërishëm.
Edhe sivjet më 13 mars të mbrëmjes sheshi kryesor i Elbasanit u mbush me njerëz të cilët nderonin natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Për koncertin festiv me këngë popullore dhe moderne, përveç elbasanasve, ishin grumbulluar mysafirë nga trevat shqiptare, si dhe shumë të huaj. Autostrada e re qenka hapur. Siç u shpreh vetë kryebashkiuaku i Tiranës, z. Lulzim Basha “distanca fizike mes Elbasanit dhe Tiranës nuk ka qenë kurrë më e shkurtër”, kështu që shpejt e rigjetëm veten në kryeqytet.
Në qendrën e Tiranës aktivitetet nuk pushonin. Kultura shqiptare na u duk më së miri në Panairin “Blej Shqip”. Ushqime, tekstile e artizanate – prodhime vendase nga të gjitha trevat shqiptare. Paskemi gjetur vendin ku të kënaqnim syrin dhe të provonim shijen shqiptare. Bile në bulevardin qendror ishin ekspozuar qilima aq të bukur ngjyra-ngjyra, të qepura në mënyrë tradicionale se na erdhi në mendje “Pse të mos blejmë nga një. E po, si do t’i transportomë ato deri në Bullgari – i thamë vetes. Me biçikleta, iu përgjigj njëra tjetrës. Dale, ku të gjejmë biçikleta? Ja ku përball nesh”. Ishte e vërteta, përball kishte shumë biçikleta të grumbulluara por jo destinuar shitjes. Rinia demonstronte duke kërkuar që bashkia të ndërtojë më shumë korsi biçikletash. Sigurisht se të rinjtë e kanë të drejtë, së paku sepse atmosfera festive nuk shpërndahet në ajër të ndotur. Atëherë na ra në mendje, nëse sot rinia feston Ditën e Verës nëpërmjet protestës, si e kanë festuar dikur këtë ditë. Ulëm për të pirë nga një makiato në filxhan të madh dhe e takuam familjen e ndershme Hoxha. Muhabeti ra për Ditën e Verës në Kukës.
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..