Muzeu i dashur i dashamirësve të natyrës në Sofje i mineraleve, quajtur “Toka dhe njerëzit” hapi dyert e veta për Javën e Ujit. Ajo është pjesë e aktiviteteve, kushtuara Ditës Botërore të Ujit – 22 mars. Aktiviteti kryesor është ekspozita e madhe prej 50 fotografive të liqeneve artificiale bullgare, që janë zgjedhur në internet midis 2500 veprave. Vizituesit e muzeut do të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjen e fotografive që do të fitojnë çmime, që do të shpallen më 22 mars.
Përveç pamjeve të mrekullueshme të liqeneve artificiale në Bullgari, vizituesit do të kenë kënaqësinë të shohin ekspozitën në sallonin e madh të kristaleve gjigante nga mbarë bota. Për fëmijët janë organizuar shumë aktivitete nga shoqata “Unë e dua ujin”.
“Çdo ditë do të ketë atelie interesante krijuese, që lidhen drejt për së drejti me ujin – thotë Antoaneta Salfidzh, kryetar e shoqatës. – Fëmijët më të vegjël do të kenë mundësi për vizatime, të modelojnë me allçi, të ndërtojnë konstruksione të vogla të liqeneve artificiale. Kemi përgatitur edhe një lojë speciale me kube prej akulli , një tjetër me ngjyrat e ylberit. Për nxënësit më të mëdhenj kemi përdatur një shëtitje gjeografike, studim të reliefëve të ndryshme natyrore, të krijuara nga ujërat. Do të ketë edhe mjaft demonstrime kurioze të kimisë. Nxënësit do të krijojnë skuadra dhe do të marrin pjesë në viktorinë. Në kinemanë e muzeut do të shfaqen filma kushtuara ujit. Kemi ftuar fëmijë në moshë nga 7 deri 18 vjeç që janë laureatë të konkurseve ndërkombëtare të ofrojnë program të vet gjatë tërë javës së ujit.”
Në ditën e ujit miqtë e muzeut do të mund të marrin pjesë në një koncert duke bërë muzikë me kupa kristali nga Tibeti. Më 20 mars do të zhvillohet edhe një tryezë e rrumbullakët me temë “Liqenet artificiale në Bullgari”. Ekzistojnë akoma pa qartësi për sa i përket pronës së liqeneve artificial në Bullgari që janë ndërtuar në kohën komuniste. Para pak kohe ministrja e mjedisit dhe të ujerave Iskra Mihajlova shpalli se 68 liqene të vogla artificiale fshehin rrezik për popullsinë. Ajo propozoi që të krijohet një grup pune midis dikastereve të ndryshme për zgjidhjen e problemeve me këto pajisje. Sipas fjalëve të saj shkaku kryesor për gjendjen e keqe të këtyre pendëve është mungesa e fondeve nga ana e bashkime për mirëmbajtjen e tyre. Një pjesë jo e vogël e këtyre pajisjeve që janë me rrezik është e ndërmarrjes shtetërore “Sisteme ujitëse” e cila po kështu është në gjendje të keqe financiare. Në vigjiljen e Javës së Ujit nëpunësit e firmës filluan veprime të protestës për shkak të pagave të punës që nuk u janë paguar prej disa muajve.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..