Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdon dialogu politik i nivelit të lartë me Katarin

Presidenti Rosen Plevneliev në Katar
Foto: www.president.bg

Bullgaria, më shumë ekonomia bullgare ka nevojë të madhe nga investime – të brendshme dhe më shumë të huaja. Kjo nuk është sekret, përkundrazi, në të gjitha nivelet brenda dhe jashtë vendit kjo nevojë afishohet me këmbëngulje. “Politika e jashtme bullgare bëhet gjithnjë e më aktive dhe jo vetëm me hapjen tonë ndaj Evropës, por edhe ndaj ekonomive dinamike si Katari, do të kërkojmë mundësi për më shumë pragmatizëm dhe rezultate më të mira për shkëmbimin tregtar bullgar”. Këtë e deklaroi presidenti Rosen Plevnelievi në takim me përfaqësuesit e komunitetit bullgar në Katar. Në fillim të javës udhëheqësi shtetëror bullgar qe për vizitë zyrtare në shtetin Katar me ftesë të emirit të Katarit shejh Tamim bin Hamad Al Tani. “Përpjekjet tona të zgjerojmë lidhjet me Katarin janë të lehtësuar nga sinjali i qartë politik se edhe ata dëshirojnë zë bashkëpunojnë të punojnë dhe të prodhojnë së bashku me ne”, nënvizoi Rosen Plevneievi. Ndërsa konkretisht në kohën e takimit me emirin e Katarit shejh Al tani u shpreh pozita e përbashkët për sektorët prioritar ku mund të ndërtohet bashkëpunimi ekonomik. Të dy shtetet do të vënë theksin mbi prodhimin e ushqimeve, energjetikën, teknologjitë e larta dhe realizimin e projekteve të interesit të përbashkët. Katari për shembull, mund të bëhet vendi i parë eksportues i gazit natyror, i cili të merr pjesë në realizimin e korridorit të gazit “Jug- Veri”. Gatishmëri për pjesëmarrje në një projekt të tillë kanë shtetet e grupit të Vishegradit, Rumania, Bullgaria dhe Greqia. Në kohën e takimit u diskutuan edhe mundësitë për investime në zhvillimin e teknologjive të larta në vendin tonë. Udhëheqësi shtetëror bullgar theksoi se ky është një prej sektarëve me zhvillim më dinamik në Bullgari me rritje të qëndrueshme vjetore dhe me më shumë se 25 000 të punësuar në të. Firmat bullgare janë mirë se ardhur në Katar, i cili hapët drejt tërë botës dhe është në proces të realizimit të projekteve infrastrukturore me përpjesëtime të mëdha, që po ndryshojnë vizionin e vendit. Vizuta e presidentit Plevneliev tani dhe e ministrit të jashtëm Vigenin në fund të shkurtit janë hapa vendimtarë drejt kësaj që Bullgaria të zërë vendin e vet të partnerit të rëndësishëm të shtetit të pasur arab, ndërsa rezultati të jetë vlerë e lartë e shtuar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD