Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX qyteti Gabrovo të Bullgarisë Qendrore u formua si një qendër kryesore industriale të Bullgarisë. Fabrikat e shumta dhe prodhimi cilësor iu siguruan atij emrin “Mançesterin bullgar”. Njëri nga industrialistët e mëdhenj në këtë qytet ishte Ivan Haxhiberovi. Ai mishëronte synimin e banorëve të qytetit për modernizimin e prodhimit dhe për aplikimin e praktikave evropian në të. Në situatën e atëhershme të vështirë në Bullgari, pa kapitale Ivan Haxhiberovi kaloi rrugën nga tregtar dhe prodhues i thjeshtë i miellit deri te fabrikanti i madh bullgar prodhues i stofrave prej leshi dhe pionier i energjetikës kombëtare. Ai lindi në qytetin Gabrovo në vitin 1858 në një familje të pasur. I ati i tij ishte prodhues i miellit dhe merrej me tregti dhe transport të mallrave të ndryshme. Ai ishte pronar i një mulliri i vogël, ndërtuar në lumin Jantra. Pikërisht rreth këtij mulliri disa vite më vonë u ndërtua një nga fabrikat e mëdha të qytetit Gabrovo – fabrika e birit të tij.
Ivan Haxhiberovit iu ra nderi të lë pas vetes gjurma të thella në industrinë bullgare, që po formohej. Më shumë për jetën e tij mësojmë nga Dobromir Tërnovski – përgjegjës i Muzeut Rajonal Historik të qytetit Gabrovo.
“Veprimtaria e parë me vete, të cilën e nisi Ivan Haxhiberovi kishte të bëjë me importin e duhanit nga Bullgaria Jugore. Nisma ishte shumë e suksesshme dhe kështu ai i siguroi vetes kapitalin fillestar për modernizimin e prodhimit të të atit. Ai ndërtoi një mulli me rul, që vihej në lëvizje me një rrotull uji. Kapaciteti i tij ishte 30 fuqi kali. Pasi realizoi këtë ide Ivan Haxhiberovi vazhdoi të kërkojë sfida të reja për zgjerimin e biznesit. Në vitin 1901 nga Gjermania ai bleu 5 avlëmende tezgjahë dhe një dinamo elektrike me disa llamba. Dinamoja vihej në lëvizje nga uji i mullirit të të atit dhe kështu qytetit Gabrovo iu sigurua dritë elektrike. Me avlëmendet e reja ai e hodhi themelet e fabrikës së endjes së stofrave dhe pëlhurave prej leshi, me fije nga Evropa. Ai e shfrytëzonte energjinë e mbetur nga mulliri për lëvizjen e avlëmendeve.”
Ivan Haxhiberovi interesohej për të gjitha novitetet në fushën e energjetikës dhe prodhimit. Mirëpo, me kalimin e kohës dhe me zgjerimin e prodhimit ai zbuloi, se forca lëvizëse për makinat nuk mjaftonte. Prandaj vendosi të ndërtojë një central elektrik. Për atë kohë, kjo ide ishte prej novatori, për më tepër, se ajo lindi në një qytet provincial. Prandaj kjo nismë dukej pak të parealizueshme dhe qesharake. Megjithatë industrialisti sipërmarrës filloi të kërkojë kreditim nga bankat për këtë ide. Mirëpo, thashethemet ndër bashkëqytetarët se ai është i sëmurë nga mendja u bë shkak, që bankat të ndalonin kreditimin dhe të sekuestronin tërë pronën e tij. I bindur në drejtësinë e vet, Ivan Haxhiberovi shkoi në qytetin Tërnovo dhe me pistoletë në dorë arriti ta detyrojë drejtorin e Bankës Popullore Bullgare të anulojë urdhrin dhe të vazhdojë financimin. Ndërtimi i centralit elektrik përfundoi në vitin 1906. I bindur në rëndësinë e idesë, Ivan Haxhiberovi ftoi një piktor të zbukurojë godinën. Në anën lindore u pikturua rruzulli tokësor me një vajzë valltare mbi të – si një simbol i rrymës elektrike, e cila si një valle e pushton botën. Nën këtë pikturë shihet si ndërtuesit e centralit në krye me vet Ivan Haxhiberovin hedhin një valle bullgare.
“Kjo valle ishte një moment kureshtar, që shoqëronte ndërtimin e këtij impianti – shpjegon Dobromir Tërnovski. – Për ndërtimin e centralit, ishte e nevojshme të gërmohet një zonë tepër e vështirë në mesë të një shkëmbi. Që të përkrahë punëtorët në këtë punë të vështirë, pronari ftoi gajdexhiun e njohur vendor, detyra e të cilit ishte t’i bie gajdes përderisa ata punonin. Fundi i ditës së punës shënohej me një valle tradicionale bullgare. Me këtë pikturë Ivan Haxhiberovi ripohoi rëndësinë e kësaj valleje.”
Ky central elektrik ishte hidrocentrali i parë bullgar, që u ndërtua me qëllime industriale vetëm me mjete bullgare. Investimi ishte për afro 300 mijë leva të arta. Duke zgjeruar kapacitetin e tij pas vitit 1910, centrali siguronte rrymë elektrike edhe për disa lagje të qytetit. Kështu Gabrovo u bë qyteti i parë provincial bullgar, i furnizuar me rrymë elektrike.
Deri në fund të jetës Ivan Haxhiberovi bëri prova të shumta, që të aplikojë në Bullgari tendencat moderne evropiane jo vetëm në fushën e industrisë, por edhe në mënyrën e jetesës. Kështu u krijua kompleksi unik i fabrikës së industrialistit Ivan Haxhiberov, i cili përveç sallat për prodhim përfshinte edhe banesa për punëtorët. Në rajon u rregullua një park, një kopsht zoologjik, një pemishte për të gjithë. Ai krijoi edhe një fushë tenisi. Për punëtorët dhe fëmijët e tyre ndërtoi shkollën e parë private në vend. Për procesin arsimor ai kërkoi dhe emëroi në punë mësues profesionalë. Për kalimin e këndshëm të kohës së lirë për punëtorët u krijua edhe një vatër e kulturës, në të cilën prezantoheshin shfaqje të ndryshme.
Dobromir Tërnovski – përgjegjës i Muzeut Rajonal Historik të qytetit Gabrovo vazhdon:
“Si shumica e industrialistëve në qytetin Gabrovo, Ivan Haxhiberovi ishte një dhurues bujar. Ai ishte njeri nga nismëtarët dhe dhuruesi i parë për ndërtimin e një vatre të kulturës me bibliotekë në qytet. Ai ishte edhe ndër themeluesit e Bankës Industriale, qëllimi i së cilës ishte të kreditojë në mënyrë të drejtë për drejtë industrinë rajonale. Si një njeri atdhedashës, ai u përfshi në radhët e vullnetarëve bullgarë – opëlçenas në Luftën Ruso Turke të viteve 1877 – 1878. Pas kësaj ishte vullnetar ushtar edhe në Luftën Serbo Bullgare.”
Ivan Haxhiberovi mishëron sipërmarrësi modern bullgar nga fillimi i shekullit XX. Të gjithë bashkëkohësit e tij e respektuan dhe e nderuan. U nda nga jeta më 5 mars të vitit 1934. Në kohën e varrimit të tij në shenje respekti, të gjitha fabrikat e qytetit Gabrovo e përcollën me ulërimën e sirenave. Krahas kësaj dëgjohej edhe oshtima e pandërprerë e kambanave të të gjitha kishave të qytetit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..