Ka një lumë përrallor i cili buron në Serbi dhe rrjedh në drejtim të Bullgarisë. Ky është lumi i Ermës. Në bregun tij të djathtë, në afërsi të fshatit Sukovo gjendet Manastiri “Fjetja e Shën Marisë” – një oazë për ata të cilët kërkojnë paqe shpirtërore.
Fakte interesante për Manastirin e Sukovos na sjell udhërrëfyesja Zhivka Mantarkova, e cila njëkohësisht është përgjegjëse e Manastirit në malin Rila. “Nuk ka të dhëna të sakta për themelimin e Manastirit të Sukovos. Por sigurisht ky është një tempull i vjetër në periferinë perëndimore bullgare e cila sot përfshihet në territorin e Serbisë, dhe në veçanti në Eparkinë e Nishit. Historianët janë të mendimit se manastiri i parë i cili është ngritur aty daton nga shekulli i IV-të. Në një dokument të vitit 1019 shkruhet se manastiri ka qenë pjesë e Dioqezës së Sredeçit (Sredeç është emri mesjetar i qytetit të Sofjes). Po ashtu Manastiri i Sukovos ka qenë nën juridiksionin e Kryepeshkopatës së Ohrit. Në këtë dokument përmendet se manastiri është shkatërruar disa herë gjatë zgjedhjes osmane. Bullgarët vendas e kanë ringritur në shekullin e XVII-të. Dihet saktësisht viti kur janë pikturuar muret e manastirit – 1606.”
Për Manastirin e Sukovos “Fjetja e Shën Marisë” ka shumë gojëdhëna. “Historia më e re e këtij tempulli ka të bëjë me bariun Veljo, i cili është bërë murg duke e ndërruar emrin Veniamin, si dhe me peshkopin Jovan, rrëfen znj. Zhivka Mantarkova. – Të dy janë vendosur në të ashtuquajturin Vend të Kishave (Çërkvishteto). Disa herë radhazi bariu ka parë në ëndërr Shën Marinë, e cila i ka urdhëruar që të ndërtonte manastirin. Bashkë me peshkopin, kur kanë nisur të gërmonin, kanë gjetur një ikonë dhe një kandil, pra shenjë se dikur aty ka pasur tempull. Mirëpo, ky vend i takohej turkut Sali bej nga qyteti i Pirotit. I biri Emin kishte vendosur ta keqpërdorte vendin e krishterë, por shpjet ka humbur kujtesën. I ati, i dëshpëruar, ka kërkuar nga peshkopi Jovan që t’ia lexojë djalit shkrimin e shenjtë. Dhe pasi peshkopi ia ka drejtuar Zotit dhe Shën Marsië lutjet, Emin është shëruar. Sali bej mirënjohës, ia ka kërkuar sulltanit një ferman të veçantë për rindërtimin e manastirit. Ky ferman është i vitit 1856 dhe është nxjerrë në Stamboll.”
Manastiri i Sukovos është ndërtuar në vazhdim të dy vjetëve – nga 1857-a deri më 1859 dhe është në stilin bullgar, me gur të ngjyrës gri dhe gëlqere. Në derën hyrëse të manastirit shkruhet viti i ngritjes përfundimtare, ndërsa në murin verior lexohen emrat e ndërtuesve – Millço dhe Goga. Pikturimi i fundit i mureve është mbyllur më 1871.
“Pohohet se në Manastirin e Sukovos pikturim kanë ushtruar katër shkolla – shkolla e bullgarëve, serbëve, grekëve dhe e rusëve, vë në dukje znj. Zhivka Mantarkova. – Unë kam parë dëshmi me shkrim vetëm për Shkollën e Samokovit, që është një shkollë e qytetit bullgar Samokov. Në manastir duket një afresk i Shën Marisë me krahë të hapur, i cili afresk është karakteristik për këtë shkollë. Të njëjtin e gjemë në Manastirin e Samokovit. Djathtas nga ikonostasi, në veçanti në rreshtin e mbretërve është vendosur ikona e shenjtorit bullgar Joan nga mali Rila. Në manastir ruhet koka e murgut Veniamin.”
Në vitin 1925 në Manastirin e Sukovos kanë ardhur murgjit rusë nga Atoni. Në veri të manastirit ata kanë ngritur një kishë të vogël. Edhe sot e kësaj dite në manastir jetojnë murgj, të cilët kanë trashëguar veprën e ish-kryepeshkopit Lybodrag. Ky i fundit ka bërë shumë gjëra në dobi të manastirit. Në vitin 2003 u përfundua dhoma e ngrënies dhe krahun e ri të manastirit. Po ashtu është rindërtuar ura e re mbi lumin e Ermës, e cila urë çon drejt tempullit.
Në dyqanin e Manastirit të Sukovos, përveç ikonave dhe shkrimeve kishtare, gjendet raki, verë dhe liker arrash – prodhim të murgjve. Në manastirin ka drurë frutorë dhe vreshta, pra ekonomi të mirë. Në lidhje me jetën shpirtërore, çdo ditë jepen liturgji.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Miglena Ivanova
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..