Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës në Ukrainë

Nënshkrimi i pllakatit: “Vëlla, mos e qëllo vëllanë”
Foto: EPA/BGNES

Kriza në Ukrainë po vazhdon të shkallëzohet. Parlamenti në Simferopol votoi deklaratë për pavarësi, kurse në referendumin e ditës së diel do të zhvillohet hyrja e Krimesë në territorin e Rusisë. Shkallëzojnë edhe reagimit ndërkombëtare – Senati i ShBA-së miratoi rezolutë me thirrje drejtuar qeverisë të imponojë sanksione ekonomike kundër Rusisë, të cilët ta detyrojnë të tërheq forcat e veta të armatosura nga territori ukrainas. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë shpalli se nuk do të dërgojë mision për vërejtjen e referendumit në Krime, sepse është i paligjshëm. Cila është pozita e Bullgarisë?

Pas bisedave në Berlin me kolegun e vet gjerman Frank-Vallter Shtajnmajer, ministri i jashtëm Kristian Vigenin po kështu deklaroi se, Bullgaria nuk do t’i njohë rezultatet nga referendumi në Krime. Sipas ministrit, zhvillimi i një të tillë gjatë situatës së tanishme dhe pa miratimin e autoriteteve qendrore në Kiev, është një gjë e papranueshme. Kjo pozitë është një përkrahje faktike për drejtuesit e rinj në Ukrainë. Një pozitë të tillë u shpreh vetë Vigeni disa ditë përpara kësaj, gjatë kohës së një vizite të papritur në Kiev.

Pozitat e qeverisë bullgare janë në union me këto të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, por kanë dhe disa nuanca. Sofja, për shembull është kundër vendosjes të sanksioneve Rusisë, sepse sipas fjalëve të kryeministrit Oresharski “në qoftë se e dënojmë Rusinë, ne do të vet-dënohemi”. Në themelin e këtij qëndrimi është rreziku prej dëmeve serioze ekonomike, të cilat situata e konfliktit mund t’i shkaktojë Bullgarisë, më në veçanti në sferën e furnizimeve energjetike. Në këtë kontekst Bullgaria qëndron pas idesë të kancelarit gjerman Angela Merkel të mund të krijohet një grup kontakti, i cili të ndihmojë për një dialog të drejtpërdrejtë midis autoriteteve ruse dhe ukrainase. Prandaj dhe ministri Vigenin deklaroi përkrahjen e plotë për përpjekjet e kolegut të tij gjerman Shtajnmajer dhe gatishmërinë Bullgaria të ndihmojë sipas mundësive të veta.

U nevojit që Sofja të shpallet dhe mbi frikësimet për veprime eventuale ushtarake, aq më tepër se, shkallëzimi përkon me një stërvitje ushtarake detare të Bullgarisë, Rumanisë dhe ShBA në Detin e Zi. Lidhur me këtë ministri i jashtëm Kristian Vigenin komentoi se, demonstrimi i forcës nuk do të ndihmojnë për evitimin e krizës ukrainase dhe është tepër iluzore të mendohet se, një anije luftarake amerikane mund të përbëjë ndonjë farë frikësim për Rusinë dhe për flotën e saj detare. Ministri nuk do që të krijohet përshtypja se, Bullgaria në ndonjë farë mënyre merr pjesë në demonstrimin e forcës sa i përket Rusisë.

Kjo pozitë e Sofjes ka një logjikë të hekurt ekonomike. Rusia është partneri më i madh tregtar i Bullgarisë për vitin 2013. Këmbimi i mallrave me të doli në më shumë se 5 miliardë euro, që përbëjnë 11% nga këmbimi i përgjithshëm i mallrave të Bullgarisë. Njëkohësisht këmbimi i mallrave me Ukrainën është afro 1 miliardë euro, ose 2% nga këmbimi i përgjithshëm i mallrave, ku gjatë vitit 2013 eksporti ndaj këtij shteti u rrit me afro 75% kundrejt vitit 2012. Ja përse biznesi kombëtar rekomandoi se në NATO, Bullgaria të shpalletë fort kundër ndërhyrjes ushtarake dhe pro neutralitetit.

Rekomandime ndaj qeverisë kanë dhe vet partitë drejtuese. Ministri i jashtëm Vigenin ishte thirrur në komisionin parlamentar mbi punët e jashtme për formimin e një pozite të përgjithshme. Në komision mendojnë, se nga autoritetet e reja në Kiev duhet të kërkohet sqarim të rasteve të cilat kanë çuar deri në viktima dhe dhunë, si dhe të ndërmerren veprime të ngutshme për pakësimin e tensionit politik dhe për moslejim të cenimeve mbi të drejtat e njeriut. Komisioni pret akoma që qeveria të shpallet kundër të gjitha shfaqjeve të ekstremizmit, për ndërprerjen e veprimeve të formimeve paraushtarake dhe për garanci të plota për të drejtat dhe sigurinë të rreth 300 mijë bullgarëve etnikë në Ukrainë. Mund të thuhet se, tensioni aty shkaktojë tension edhe në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD