Për disa vite planeti rrezikohet të përhapet nga mbeturinat kozmike. “Sipas të dhënave aktuale përreth orbitës së Tokës qarkullojnë më se 650 mijë objekte, pjesë dërmuese prej të cilave janë fragmente raketash dhe satelitë me kapacitet të konsumuar”, shpjegon doc. Aleksej Stoev, drejtor i Institutit të Hulumtimeve dhe Teknologjisë Kozmike në qytetin Stara Zagora. Në qoftë se një nga këto mbeturina kozmike kalon përmes orbitës së një sateliti funksionues ose të një stacioni të hapësirës, mund të shkaktojë dëme serioze. “Bile një mbeturinë me përmasën rreth 1 centimetër, duke lëvizur me shpejtësi të madhe, ka energji të mjaftueshme kinetike për të shkaktuar përplasje fatale po të haset p.sh., me një anije kozmike. Atëherë njerëzit brenda do të humbnin jetën”, sqaron eksperti. Probleme të tjera do të ishin çrregullime në navigacion, në lidhjet e radios, televizionit, në funksionimin e aparateve të cilat nga larg e kontrollojnë sipërfaqen tokësore etj.
Për të shmangur rreziqet e lartpërmendura forcat kozmike kanë marrë përsipër monitorimin dhe kontrollin e mbeturinave kozmike, të cilat gjenden në orbitat e ulëta dhe të mesme rreth Tokës. Shkencëtarët bullgarë në krye me ekspertin z. Stoev bashkëpunojnë me kolegët e tyre ndërkombëtarë nga Rusia, Franca, Gjermania dhe SHBA-ja. Në Bullgari do të vendoset një stacion i vogël vëzhgues me teleskop dhe me pajisje moderne kompjuterike, i cili stacion do të kontrollojë koordinatat e objekteve.
“Pala bullgare do të marrë pjesë në modelimin e mbeturinave kozmike dhe do të studiojë probabilitetin disa nga këto objekte të hasen me satelitët funksionues ose me ata të cilat priten të lëshohen në hapësirën kozmike – vë në dukje eksperti Stoev. – Kjo është në detyrë shumë e rëndësishme dhe përgjegjëse. Bullgaria ka përvojë në këtë fushë. Në vitin e largët 1959 në vend u vendosën tri stacione të vëzhgimit të satelitëve artificialë në Tokë. Ky vëzhgim zgjati deri më 1987. Tani e kemi rifilluar punën në këtë fushë dhe analizat i bëjmë me pajisje shumë moderne të cilat përpunojnë sasi të mëdha të dhënash. P.sh., mund të vëzhgohen rreth 400 mijë objekte. Detyra jonë është t’i studiojmë këto të fundit, pra çfarë do të ndodhë me to vitet në vijim kur të ndryshojë sipërfaqja tokësore dhe aktiviteti i Diellit.”
Një pjesë e softuerit do të përpunohet nga specialistët bullgarë. Vëzhgimet e para reale priten të fillojnë në fund të verës dhe të ushqejnë bazën e të dhënave. Projekti zgjat 10 vite, por doc. Stoev është i bindur se ekipi bullgar do të punojë edhe pas kësaj periudhe. Bullgaria është ndër gjashtë shtetet në botë të cilat janë përfshirë në vëzhgimin e satelitëve të parë artificialë në Tokë.
A do t’i kthehet Bullgarisë lavdia e një shteti kozmik?
“Bullgaria ka fituar emër të mirë në fushën e hulumtimeve kozmike pikërisht duke krijuar pajisje të posaçme – thotë z. Stoev. – Para disa vitesh në Institutin e Hulumtimeve dhe Teknologjisë Kozmike krijoheshin teleskopë për vëzhgim të satelitëve funksionues, si dhe për matjen e distancës së tyre. Një teleskop i tillë ka pasur pasqyrë me diametër prej 60 centimetrash. E gjithë teknologjia u përgatit nga inxhinierët bullgarë në ndërmarrjen “Kozmos” në Stara Zagora. Pse jo fëmijët të cilët fitojnë medalje në fizikë, astronomi, informatikë të mos merren me këto gjëra ose të rinjtë bullgarë të cilët kryejnë arsimin në qendrat ndërkombëtare të mos kthehen në Bullgari për të realizuar idetë e tyre në fushën e teknologjisë së lartë. Për mendimin tim kjo është e realizueshme dhe sigurisht do ta bëjmë në institut.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..