Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të bëhet Ukraina monedhë këmbimi në betejën për gazin në Evropë?

БНР Новини
Foto: BGNES

A është prijëse politika në sovajkat diplomatike ose interesat e gazit të Rusisë, BE-së dhe ShBA-së? Tani është momenti që të ndryshohet harta e gazit në Evropë dhe të hyjnë lojtarët që presin prej kohe. Administrata e Obamës deklaroi, se erdhi koha, që të eliminohet një prej armëve kryesore gjeopolitike të Putinit. “Gazprom” kërcënon Evropën me përsëritjen e krizës së gazit nga viti 2009 duke thënë se “Rryma jugore” nuk do t’u shmanget rreziqeve gjatë transportimit të gazit nëpër Ukrainën. Evropa po i ngjan sandviçit McDonald’s të shtypur midis interesave të veta të përgjithshme Rusisë dhe presionit të SHBA së për furnizim të gazit për BE.

Çfarë do që të të flasin duhet të dish se fjala është për... gaz.

Gazsjellësi “Rryma jugore” që kalon përmes Bullgarisë do të jetë ndër viktimat e para në rast sanksionesh kundër Rusisë dhe mund të bllokohet, komentojnë analizatorët ndërkombëtar. Nëse arrihet te ndalimi i importit të gazit rus, Evropa do të kërkojë furnizues të tjerë të gaztit, ndërsa kjo Moska nuk do të lejojë. Ajo tani përdor krizën në Ukrainë duke luajtur me çmimet e gazit dhe borxhet ndaj “Gazpromit” që të detyrojë vendin që të shesh rrjetin e transportimit të gazit. Kështu gazi rus nuk do të varet nga transiti përmes shtetit të Ukrainës. Moska nxjerr edhe atunë e dytë në betejën për tregjet evropiane të gazit – ndërtimin e gazsjellësin “Rryma jugore” i cili duhet të kalojë anës Ukrainës gjatë furnizimeve të gazit rus për në Evropë. Prandaj Moska aktivizon diplomacinë e vet energjetike gjatë muajve të fundit dhe qëllimi është që të nxitohet me gazsjellësin, para se vendet anëtare të BE-së që marrin pjesë në projektin të plotësojnë kërkesat e legjislacionit të ri energjetik evropian. Nëse “Rryma jugore” nuk do të startojë gjatë vitit 2015. Moska duhet të kthehet në pozitat e nisjes dhe të varet përsëri nga Ukraina. Nga ana tjetër në rast zgjidhjeve të konfliktit furnizimet e gazit përsëri do të rrezikohen. Kjo do të jetë atuja e radhës e Rusisë që ta bindë BE në domosdoshmërinë që të kalohet anës Ukrainës, pra të ndërtohet gazsjellësi “Rryma jugore”.

Kartat tashmë janë në tavolinë

“Gazpromi” nisi të flet për borxhet në rritje të Ukrainës për gazin e furnizuar, po krijohen premisa për krizë të re të gazit në Evropë. BE reagoi se do t’i ndihmojë Kievit që të shlyejë borxhin e tij prej 2 miliard dollarëve. ShBA konfirmuan se do të lëshojnë 1 miliard dollarë si pjesë e huas ndërkombëtare. Katërshi i Vishegradit drejt për së drejti kërkoi gaz amerikan që të pakësojë varësinë e vet nga “Gazpromi”. Kjo ushqeu ambiciet amerikane të përdorë burimet e mëdha të gazit kundër ndikimit të Rusisë në Evropë. Filloi përpunimi i Hartës evropiane të gazit me qëllim transportim të shpejtë të gazit nga SHBA për në Evropë. Ideja është që gazi i lëngëzuar amerikan të mbërrijë deri në Greqi.

Rregullat e BE-së

Qeveria bullgare kategorikisht mbështet ndërtimin e gazsjellësin “Rryma jugore” që kalon përmes territorit të vet. Në takim me presidentin Putin në kohën e Olimpiadës kryeministri Oresharski komentoi se ne duam që ky projekt të realizohet në afatet e caktuara, ndërsa personalisht ai do të monitorojë personalisht këtë. Në të njëjtën kohë BE kritikon Bullgarinë se mbi çështje kyçe si siguria energjetike vendi është drejtuar te Rusia. Kihet parasysh roli aktiv i Sofjes në projektin rus “Rryma jugore” me gjithë objeksionet e BE-së. Përsëri në këtë drejtim deputetët bullgarë bëjnë aktualisht ndryshime në ligjin për energjetikën. Ekspertë pohojnë se kështu kalohet anës rregullave të BE s-së.

Gazsjellësi “Rryma jugore“ nuk zgjidh problemin e Perëndimit.

Ekspertët janë në polin tjetër. Ata lidhin “Rrymën jugore” me problemet në Ukrainë. Nëse Kievi i jep të drejtën “Gazpromit” për transit pa problem dhe kontroll mbi gazsjellësit, projekti bëhet i pakuptimit. Ndërsa për Bullgarinë është më mirë të mos ndërtohet. Sepse do të kursehen fonde të mëdha dhe do të evitohen sanksionet e Brukselit si edhe pretendime eventuale nga ana e Rusisë. Në rast konfrontimi midis Rusisë dhe BE-së ky projekt është i pamundshëm. Perëndimi do të pezullojë “Rrymën jugore” sepse një prej qëllimeve të tij kryesore është të privojë Ukrainën nga transiti i gazit. Sipas ekspertit energjetik Iljan Vasilev nuk ka formë tjetër më direkte për mbështetje të buxhetit të Ukrainës fjala është për 3 miliard dollarë për vit ndërsa në rast tjetër Perëndimi duhet të japë donacione ekonomisë ukrainase. Në fakt “Rryma jugore” nuk zgjidh asnjë problem të Perëndimit. Sasitë e nevojshme të gazit mbërrijnë edhe tani në Evropë.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD
Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD