Bullgaria mund të dalë nga kriza dhe të niset drejt një rritjeje të shpejtë “inteligjente”, po të zhvillojë katër sektorë. Këtë lexohet në raportin e fundit të Bankës Botërore. Vlerësimet e ekspertëve janë bërë në bazë të përvojës së ekonominë bullgare, të potencialit për ruajtjen e tregjeve aktuale dhe të mundësive për vendosje në tregje të reja. Sektori i parë është i industrisë së ushqimit. Tradicionalisht Bullgaria eksporton verëra, djathë dhe pule. Të ardhurat në këtë sektor shkojnë më se 4 mlrd euro. Analiza e ekspertëve tregon se Bullgaria ka standarde të larta të kualitetit, qasje te tregjet e Evropës, prani të zakonshme në tregun e Rusisë dhe krah pune të lirë.
Sektori i dytë me potencial të madh është inxhinieria dhe elektronika, i cili sektor është përqendruar kryesisht në eksport. 50% e eksportit bullgar të inxhinierisë dhe elektronikës i është drejtuar Gjermanisë dhe Italisë. Problem përbën emigracioni për shkak të të cilit vendi është duke humbur punonjës të rinj. Përveç kësaj, në këtë sektor dominojnë firmat e vogla. Ky fakt e vështirëson zbatimin e projekteve të mëdha për vendosje në tregje me TVSH-në të lartë.
Sektori i tretë i cili do ta çojë ekonominë e Bullgarisë përpara, sipas ekspertëve të Bankës Botërore, është farmaceutika. Megjithë se kjo fushë është njëra nga më të voglat në BE, tregu i saj arrin më se 1 mlrd euro. Të gjitha të dhënat paraprake tregojnë se ky treg do të shtohet në të ardhme. Potenciali është i madh për shkak të investimeve të mëdha në industrinë e farmaceutikës. Përparimi i kësaj të fundit ka të bëjë me përvojën e Bullgarisë, si dhe me gjendjen e afërt gjeografike të vendit me tregjet e Lindjes së Mesme dhe të ish-republikave sovjetike. Ekspertët janë të mendimit se për shkak të konkurrencës së madhe prodhimi i ilaçeve ka nevojë për subvencione shtetërore e evropiane.
Sektori i katërt i cili do ta shpëtojë Bullgarinë nga kriza është i teknologjisë së lartë. 10 vitet e fundit fitimet janë rritur me më se 80% në vit. Ky sektor zë 47% të eksportit të përgjithshëm të shërbimeve të biznesit. Të ardhurat më të mëdha kanë të bëjnë me telekomunikimet. Edhe në këtë sektor vlen problemi i mungesës së kuadrove të mirë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..