Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veprimtaria aktive e diplomacisë bullgare në zgjidhjen e çështjes së Ukrainës

Foto: mfa.bg

Javën që shkoi disa përfaqësues të lartë të Bullgarisë morën pjesë në formimin e qëndrimeve ndërkombëtare rreth çështjes së Ukrainës. Në mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, ministri Kristian Vigenin rikonfirmoi qëndrimin e Sofjes se BE-ja duhet të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Në Këshillin Evropian kryeministri bullgar Pllamen Oresharski u shpreh rreth të njëjtit qëndrim. Sofja u tregua kategorikisht pro palës ukrainase në diskutimet a Rusia të ndërmarrë procedurat e anëtarësimit të Krimesë. Ndërkohë, Sofja u pajtua me opinionin se sanksionet kundër Rusisë nuk do të ishin mirë për askënd në BE.

Pala bullgare është e mendimit se tani më e rëndësishmja është që të normalizohet situata në Ukrainë, ndryshe do të kërcënohet siguria e të gjithë regjionit. Qëndrimet e qeverisë bullgare lanë mbresa për përmbajtje, ndërsa mënyra se si kryeministri Oresharski  i komentoi gjërat – mbresa për optimizëm. Sipas kryeministrit bullgar çështje të pazgjidhura rreth kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik ka edhe në vende të tjera, përveç në Ukrainë, por ato nuk e pengojnë zhvillimin normal shtetëror. Sofja është e mendimit se çështja e Ukrainës duhet të zgjidhet direkt nga palët kryesore, gjersa BE-ja vetëm duhet të nxisë dialogun midis tyre pa u përzierë. Kryeministri Oreshrski mendon se të paktën për problemet kryesore mund të merren vendime relativisht të shpejta.

Në diskutimet e përgjithshme për gjendjen në Ukrainë Bullgaria synonte një qëllim të caktuar – të merren parasysh rreziqet eventuale për grupin etnik të bullgarëve, të cilët numërojnë mijëra veta dhe shumica prej tyre jeton në pikat më “të nxehta” të Ukrainës. Në këtë lidhje ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Kristian Vigenin bëri një vizitë dyditore në Kiev dhe Odesë. Para bashkëbiseduesve të tij ministri bullgar thoshte se tërheqja e të gjitha komuniteteve ndaj ambicieve për demokraci dhe të ardhme evropiane do t’ia garantonin Ukrainës siguri, stabilitet dhe perspektivë evropiane. Pas vizitës ministri shprehu besimin se qeveria ukrainase do të mbrojë të drejtat e të gjitha minoriteteve në Ukrainë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD