Georgi Petrov është një muzikant i ri, njëri i kohës bashkëkohore. Sfidon jetën dhe i pëlqen të eksperimentojë. Ai është diplomuar në degën e duhur për të arritur qëllimet që ia kishte vënë vetes. Për të rruga Burgasi-Nju Orleans është një rrugë plot ëndrra të plotësuara me shumë mundim. Georgi Petrov s’ka imagjinuar ndonjëherë se muzika do të bëhet profesioni i tij. Ai ka lindur në qytetin Jambol dhe në një periudhë jo shumë të gjatë ka jetuar në Nesebër. Kur ka qenë në vitin e parë të shkollës fillore, familja e tij është zhvendosur në Burgas. Që nga i vogël Georgi i bie pianos. Koncertet e grupit rok “Deep Purple” në Bullgari dhe në veçanti kitaristi Steven Morse kanë ndikuar shumë në muzikantin bullgar, i cili shpejt do të mësonte t’i binte kitarës. Mirëpo, arsimi i mesëm i Georgit ishte kryesisht matematikë dhe gjuhë të huaja. Ka mbaruar Gjimnazin Anglez në Burgas, ku u zgjodh të marrë bursë për studime në SHBA. Fillimisht, me kërkesën e prindërve të tij, Georgi është regjistruar në degën e ekonomisë, por pas një kohe jo shumë të gjatë do të niste paralelisht dhe degën e muzikës. Një vit të plotë ka punuar si menaxher produktesh në Çikago por në fund të fundit muzika e ka çuar atë në Nju Orleans. Aty, në universitetin vendas ka studiuar edhe dy vjet të tjera xhaz e kitarë. Georgi Petrov ka kryer studimet në vitin 2013, duke dhënë një koncert vjetak.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..