Kriza në Ukrainë shtron çështjen për furnizimet e gazit për Bullgarinë. Për këtë na paralajmëron zëvendëskryeministri Cvetlin Jovçev, i cili dha urdhër për t’u vendosur kontroll i rreptë i rezervave të gazit. Para disa ditësh “Gazprom” gjithashtu deklaroi se mund të ketë ndërprerje të furnizimeve të gazit për Evropën. Kievi nuk mund të garantojë vetë transportimin pa probleme të gazit për Bullgarinë, tha edhe ambasadori ukrainas te ne Mikola Baltazhi. A ka rrezik që kriza e gazit nga viti 2009 të përsëritet?
Rreziqet kryesore për Bullgarinë nga kriza në Ukrainë janë lidhur me varësinë e madhe të vendit tonë nga gazi rus. Ne, bullgarët, ende mbajmë mend muajin janar të vitit 2009, kur mbetëm në errësirë dhe pa ngrohje më shumë se një muaji. Atëherë, për shkak të kundërshtimeve midis Kievit dhe Moskës për çmimet e gazit, ishin ndaluar furnizimet për Bullgarinë dhe Evropën, që kalojnë përmes territorit të Ukrainës. Rreziqet për Bullgarinë dhe Evropën janë lidhur me mundësinë që Rusia të ndalojë në çdo një moment furnizimet e lëndës së kaltër, siç në vitin 2009.
“Po, vërtetë ka rrezik dhe askush nuk përjashton mundësinë që Rusia të përdorë gazin në bisedimet me BE-në – komentoi eksperti energjetik dhe ish ambasador i Bullgarisë në Rusi Ilian Vasilev. – Sigurisht që kjo do të jetë e rrezikshme edhe për vetë Rusinë, sepse pas ndalimit të fundit të furnizimeve në vitin 2009 situata ndryshoi rrënjësisht. Aktualisht ajo nuk disponon këtë ndikim. Sikurse çdo një herë kur Rusia demonstron forcë, ajo humb të drejtën e përdorimit të armës së njëjtë herën tjetër. Mirëpo, kështu apo ndryshe, gazi natyror do të mbetet armë. Gjithsesi, unë mendoj se pasi Rusia nuk e ka këtë fuqi, rreziku nga ndërprerja e furnizimeve nuk është kaq i madh. Përkundrazi, ai është i matur dhe ende varret nga procesi i gjetjes së zgjidhjes diplomatike të krizës.”
Në rast se ka kufizime të furnizimeve të gazit nga Rusia, burimi kryesor alternativ mbetet depoja nëntokësore “Çiren”. Mirëpo atje ka gaz për rreth dy muaj. Prodhimi vendas mund të sigurojë 10 për qind të konsumimit. Burimi alternativ është Greqia, e cila nga data 1 janar i këtij viti siguron mundësi për realizimin e furnizimeve drejt Bullgarisë. Ajo u përgatit për të transportuar lëndë të kaltër djegëse gjatë krizës së kaluar në vitin 2009. Në raste të jashtëzakonshme mund të blejmë gaz nga Greqia. Ai do të transportohet nga Irani përmes Turqisë. Javën tjetër do t’i jepet start lidhjes së gazit edhe me Turqinë. Deri në prill duhet të fillojë së punuari edhe traseja e gazit me Rumaninë. Kështu Bullgaria do të ketë qasje te furnizimet ruse të lëndës djegëse.
Ndërkaq Evropa filloi të grumbullojë gaz. Për shkak të dimrit të ngrohtë shumica e shteteve evropiane arritën të kursejnë resurset e tyre të gazit. Vendet kufitare të Ukrainës, si Polonia, Sllovakia dhe Hungaria, si dhe Austria, Serbia dhe Gjermania, disponojnë furnizime për disa muaj përpara në rast ndalimi eventual të furnizimeve. Vetë Ukraina ka resurs për katër muaj dhe aktualisht është duke blerë aktivisht gaz rus, sepse çmimet e ulëta do të ruhen deri në fund të muajit mars. Depoja bullgare është e mbushur gjysmë dhe tani për tani nuk është qartë nëse Bullgaria do të vazhdojë të grumbullojë furnizime, që të ndihet e sigurt në një krizë eventuale.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..