Në fund të vitit të kaluar kabineti “Oresharski” ngarkoi Ministrinë e Punëve Jashtme dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës me koordinimin dhe zhvillimin e një politike të forcimit të lidhjeve ekonomike me tregjet me potencial të madh jashtë BE-së. Bëhet fjalë për tregjet në Lindje, domethënë atje, ku Bullgaria ka lidhje tradicionalisht të mira nga e kaluara më e largët dhe më e afërt. Lidhur me këtë duhet shqyrtuar dy ngjarje të rëndësishme nga java e kaluar.
Për herë të parë pas një ndërprerjeje trevjeçare u zhvillua një sesion i Komitetit të përzier bullgaro-algjerian për një bashkëpunim ekonomik, shkencor dhe teknik. Në të ministri i ekonomisë dhe energjetikës Dragomir Stojnev ishte kategorik se vendi ynë do të zgjerojë bashkëpunimin e tij me Algjerinë në frymën e marrëdhënieve tradicionalisht të mira midis dy vendeve. Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit bullgar në Algjeri u hap dhe një forum dypalësh bullgaro-algjerian. Bullgaria u paraqit nga 17 firma, të cilat punojnë në sferën e farmacisë, energjetikës, inxhinierisë mekanike dhe veprimtarisë konsultuese. Sipas fjalëve të Stojnevit sferat me potencial të madh për realizimin e një biznesi të përbashkët janë ndërtimi, tregtia, bujqësia, energjetika dhe turizmi. Algjeria nga ana tjetër ripohoi interesin e saj për pjesëmarrjen e firmave bullgare në zhvillimin e infrastrukturës së saj.
Përsëri gjatë javës së kaluar ministri i jashtëm i Bullgarisë Kristian Vigenin ishte për një vizitë pune në Katar. Emirati mori ofertë për të hapur një bankë të vet në Sofje, e cila do të jetë në dobi jo vetëm të investimeve të Katarit në Bullgari, por edhe në vendet fqinje dhe do ta ndihmojë zhvillimin e biznesit. Nga ana e Katarit u shfaq interes ndaj kushteve për marrjen e koncesioneve në Bullgari dhe më konkretisht ndaj prodhimit të arit. Gjatë takimeve u shqyrtua dhe ideja për krijimin e një fondi të përbashkët për inkurajimin e biznesit të vogël dhe të mesëm.
Këto ditët e fundit u zhvillua akoma një aktivitet, i cili flet për kanalizimin e interesave bullgare në Lindje. Bëhet fjalë për vizitën dypalëshe zyrtare të kryeministrit Pllamen Oresharski në Azerbajxhan, ku ai zhvilloi takime të nivelit më të lartë shtetëror. Bullgaria është vendi i parë, i cili ndodhet në rrugën e gazit të Azerbajxhanit drejt Evropës” – vuri në dukje pas takimeve kryeministri bullgar, duke shënuar mundësitë për t’u investuar në kompaninë vendase të gazit “SOKAR” në Bullgari, me qëllim ndërtimin e mëtejshëm të rrjetit të gazit në Bullgari. Nga ana e vet presidenti Ilham Aliev nënvizoi se kompanitë bullgare janë mirëseardhur në Azerbajxhan. Si një përgjithësim i mirë i interesave bullgare në Lindje mund të citohen fjalët e Pllamen Oresharskit: “Kontaktet e mira politike duhet të vazhdojnë të zhvillohen bashkë me thellimin e bashkëpunimit ekonomik.”Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..